U detyruan t’i largojnë skelet jashtë stadiumit, “Ballistët” kërcënojnë me protesta udhëheqësinë e Komunës së Tetovës

Read Time:1 Minute, 34 Second

Tifo-grupi i Shkëndijës “Ballistët” ka dalë me reagim pasi janë detyruar nga autoritetet shtetërore që t’i largojnë skelet që i kishin montuar jashtë stadiumit, si zgjidhje për ta përkrahur KF Shkëndijën, pas dënimit që mori nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Ballistët” thonë se janë detyruar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Inspektorati Komunal i Tetovës që t’i largojnë skeljet që i vendosën jashtë stadiumit. Ata madje udhëheqësinë e komunës e kërcënojnë me protesta.

“Pasi montuam skele jashta stadiumit për të mbështetur Shkëndijën, ministria e punëve të brendshme dhe inspektoriati komunal na detyroi ti largojmë në të kundërtën do të arrestoheshim, dhe për ndërrmarjen që i montoi skelet do të pasonte dënim i madh. Inspektoriati komunal si duket nuk ka punë tjera më të rëndësishme por merret me Ballistët, urdhëri paska ardhur në instanca edhe më të larta”.

Postimi i Ballsitëve

“Komunës së Tetovës dhe kryetarit të saj i bëjmë APEL !!! Pasi ishim dëshmitarë në zotimin tuaj se do ta ndërtoni stadiumin, stadiumi nuk ndërtohet me 3 puntorë dhe dy kamionë, protestat kundër jush janë opsion i mirë nga i gjithë qyteti, dhe protestat tona dihen se nuk janë të qeta !!!”, thonë “Ballistët” në reagim.

Shkëndija dënohet me 6,000 euro dhe pesë ndeshje pa publik
Lexo po ashtu
Shkëndija dënohet me 6,000 euro dhe pesë ndeshje pa publik
Ndryshe, KF Shkëndija u dënua me pesë ndeshje pa publik dhe 6 mijë euro gjobë, për shkak të sjelljes së pahijshme të disa tifozëve të klubit dhe shkeljes së minutës së heshtjes gjatë ndeshjes Shkëndija – AP Brera, e zhvilluar në kuadër të javës së 25-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Kjo masë vjen në një kohë kur Shkëndija është në garë për titull dhe një periudhë e tillë pa tifozë do të ndikojë në atmosferën dhe motivimin e skuadrës për sfidat e ardhshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Maqedonia e Veriut në OKB votoi kundër dy rezolutave për Palestinën
Next post Arrestohet 61 vjeçari nga Reçica e Vogël, dërgohet në burgun e Tetovës