Mickoski dhe Kurti të shtunën pritet të jenë prezent në hapjen e “One Stop Shop”, në pikën kufitare “Bllacë”

Read Time:54 Second

Kryeministri Hristijan Mickoski të shtunën pritet të marrë pjesë në hapjen e “One Stop Shop” në pikën kufitare “Bllacë”, transmeton TV21. Përveç Mickoskit, prezent pritet të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Vendosja në funksion e këtij sistemi pritet të afrojë edhe më tepër qytetarët e dy vendeve, njëkohësisht të mundësojë qarkullimin më të lirshëm të mallërva.

“One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë- Hani i Elezit nisë me funksion më 12 prill. Këtë për TV21 dje e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ky sistem në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës duhej të fillonte me punë në fund të muajit mars, por për shkaqe teknike, u shty deri në mes të prillit.

Autoritetet paraprakisht kanë paralajmëruar se për dallim të “One Stop Shop” në “Tabanoc”, në këtë pikë kufitare do të ketë vetëm një kontroll, konkretisht qytetarët do të kontrollohen vetëm një herë në pikën e përbashkët mes dy shteteve.

Kujtojmë se në “Bllacë”- “Hani i Elezit”, vazhdimisht ka pasur kolona të gjata, sidomos gjatë vikendeve, kur pritjet shkonin deri në 2 orë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post VLEN i reagon BDI-së për Bogoevskin
Next post Jep dorëheqje antari i këshillit themelues të Lëvizjes Demokratike