
VLEN i reagon BDI-së për Bogoevskin
Nga koalicioni VLEN, kanë reaguar ndaj komunikatës së BDI-së, sa i përket emërimit të Petar Bogoevskit si drejtor Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane. Sipas tyre, ata kanë qëndrim të qartë lidhur me provokimet e Bogoevskit.
“Koalicioni VLEN ka një qëndrim të qartë lidhur me provokimet e individit Petar Bogoevski, i cili shpesh ndryshon qëndrimet në varësi të interesave personale. Opinioni publik e mban mend si përkrahës i Prokurorisë Speciale, reformator i VMRO-DPMNE-së, e më pas si një nacionalist maqedonas – por vetëm përkohësisht, si me bateri që shpejt harxhohen. Prandaj, është një fyerje tjetër ndaj shqiptarëve kur BDI përpiqet të promovojë idenë se integrimet evropiane të Maqedonisë varen gjoja nga një figurë e tillë. Çështja qëndron në atë se pse BDI-ja para se të turpërohej kështu nuk e pyeti Talat Xhaferin se si Bogojevski ishte këshilltar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes? Pse BDI-së nuk i kanë penguar qëndrimet e tij anti-shqiptare kur ishin në koalicion zyrtar me Gruevskin dhe Mijallkovin? Ndryshe nga kjo klikë e humbur opozitare e BDI-së, ne nuk ankohemi kur gjërat vështirësohen, por luftojmë për korrigjimin sistematik të gabimeve. Me të gjitha pengesat me të cilat ballafaqohemi dhe pasojat e regjimit kriminal të Ahmetit, Grubit, Osmanit dhe vartësve të tyre që trashëguam, ne do të reformojmë sistemin dhe do të ndërtojmë zgjidhje të qëndrueshme për shqiptarët”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating