Kasami: I bindur jam se VLEN edhe në zgjedhjet lokale do të shkojë së bashku dhe do ta tregojë atë që e tregoi në zgjedhjet parlamentare

Read Time:1 Minute, 3 Second

VLEN sot ka takim, ku duhet të definohen dilemat se si koalicioni do të paraqitet në zgjedhjet lokale.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, deklaroi se në takimin e sotëm të koalicionit VLEN do të konfirmohet se si ai do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kasami është i bindur se VLEN në zgjedhje do të paraqitet së bashku.

“Vazhdojnë komunikimet e rregullta në kuadër të koalicionit VLEN, ndërsa sot e kemi takimin e radhës, ku do të vazhdojnë bisedimet lidhur me daljen në zgjedhjet lokale. Opinioni tanimë u njoftua se ka disa opsione, por si do që të jetë, shpresoj se sot do të jetë dita e fundit, respektivisht takimi i fundit, ku do të definohen këto dilema në kuadër të debatit për zgjedhjet lokale. Unë jam i bindur se VLEN edhe në zgjedhjet lokale do të shkojë së bashku dhe atë që e kemi treguar në zgjedhjet parlamentare, do ta tregojmë edhe në zgjedhjet lokale dhe më në fund do të arrijmë t’i fitojmë edhe komunat dhe t’i udhëheqim me sukses, siç jemi ne të bindur se do ta udhëheqim politikën në kuadër të koalicionit qeveritar, e po ashtu edhe në kuadër të komunave ku edhe deri tani po udhëhiqen nga koalicioni”, deklaroi Kasami.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kjo është oferta që VLEN do t’i bëjë Taravarit
Next post Ulen sërish çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni