
Kurti: Pikat e përbashkëta kufitare janë më shumë se infrastrukturë kufitare
Krijimi i pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë, janë më shumë se infrastrukturë kufitare, vlerëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shtoi se këto janë pika të reja shërbimi e bashkëpunimi që lidhin edhe më shumë dy shtetet dhe forcojnë edhe më tej fqinjësinë e mirë.
“Tani e tutje qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërkaq të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes sistemit të përbashkët teknologjik. Vetëm në vitin 2024 mbi 5 milionë qytetarë kaluan në tre pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kjo shifër dëshmon për lidhjet mes njerëzve tanë por edhe për nevojën për lëvizje të lirë e të shpejtë si të qytetarëve ashtu dhe të mallrave. Na gëzon fati që tani e tutje policët tanë do të punojnë krah për krah në të njejtat hapësira”, deklaroi Kurti.
Ai u shpreh se pret që kjo nismë të shoqërohet me përfundimin e autostradë Shkup-Bllacë dhe të tunelit në aksin Tetovë-Prizren.
Të Tjera
Arben Taravari: U brengosa pse nuk më ftuan në takimin e sotëm të VLEN-it!
Pas deklaratës së Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të saj, Arben Taravari, se partia do të garojë e vetme në...
VLEN pa ASH-në? Taravari nuk ftohet në mbledhjen e liderëve në Shkup
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhtit tha se sot me fillim nga ora 14 do të...
Sot ditëlindja e Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, një nga të parët që veshi uniformën e UÇK-së
Sot është datëlindja e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare...
Durmishi: Të gjithë shitësit me pakicë nga 18 prilli duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre
Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon vazhdimisht në masat dhe politikat për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen...
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë – një person me lëndime të rënda
Më 15.04.2025 në ora 19:10 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, pas nyjës Kamjan, ka ndodhur një...
Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë
Në vendkalimin kufitar Bogorodicë një ekip mobil ka parandaluar tentimin për kontrabanndë të 6,4 kilogramëve argjend në vlerë prej 472...
Average Rating