Llukarevska: Hetimi për tragjedinë e Koçanit është selektiv

Read Time:1 Minute, 8 Second

“Pas tragjedisë së 16 marsit në Koçan, rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon selektivitet dhe jotransparencë. Familjet në Koçan dhe qytetarët meritojnë përgjigje. Por, në vend të kësaj, kemi një hetim selektiv, i cili herë pas here bëhet edhe në mënyrë bombastike”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në një intervistë në Telma.

Ajo thotë se pas një tragjedie si kjo, askush nuk ka të drejtë të justifikohet apo të bëjë përzgjedhje.

“Megjithatë, tani po shohim një hetim selektiv. Ndërkohë që ministri i mëparshëm i Ekonomisë është në paraburgim, ky aktual pretendon se nuk ka dijeni për përgjegjësitë dhe kompetencat, duke thënë: “Nuk kam lidhje me këtë dhe me licencat”. Nuk kemi dëgjuar asgjë për punonjësit e policisë që janë të detyruar të bëjnë një plan rreziku, thjesht shohim se ka një pezullim. Publiku ka nevojë për përgjigje dhe ky proces duhet të jetë transparent. Qytetarët dhe familjet në Koçan meritojnë të kenë përgjigje për tragjedinë”, tha Llukarevska.

Llukarevska iu referua edhe formimit të një komisioni hetimor që duhet të fillojë punën në kohën e duhur, por nuk duhet të jetë zëvendësues për hetimin.

“Hetimi për tragjedinë e Koçanit duhet të tregojë rezultate të besueshme. Komisioni hetimor nuk guxon ta zëvendësojë hetimin e MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike dhe nuk duhet të jetë urë për fitimin e pikëve të lira politike”, tha Llukarevska.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post LSDM-ja i cilëson si skandaloze paralajmërimet e fundit të Qeverisë për shportën e konsumit
Next post Taravari i përgjigjet Kasamit: Nuk kam lakmi për pushtet, çfarë ke bërë për popullin, e jo çka ke bërë për vete?