Faton Ahmeti: Bilall Kasami paska zbuluar “kërcënimin” e radhës për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut: Tiranën zyrtare dhe kryeministrin Edi Ramën!

Read Time:51 Second

Po kur skena politike në Shkup nis të ngushtohet, gjithmonë ka nga ata që shpikin “armikun e jashtëm” për të fshehur dështimet e brendshme. Dhe këtë herë, mesa duket, faji qenka në Tiranë.

Është ironike dhe njëkohësisht tragjike, kur një politikan që pretendon se flet në emër të shqiptarëve, i bashkohet korit të atyre që gjithmonë kanë parë Shqipërinë si kërcënim, jo si aleat natyror i shqiptarëve në rajon. Me këtë qasje, Kasami nuk po bën gjë tjetër veçse rreshtohet në linjën e atyre që kanë ndërtuar karrierë mbi politikat antishqiptare.

Z. Kasami, në vend që të sulmojë Tiranën, ndoshta do ishte mirë të japë ndonjë përgjigje për bashkëpunimet e tij me struktura që historikisht kanë pasur një axhendë të qartë kundër fuqizimit politik të shqiptarëve. Sepse shqiptarët, si në Tiranë ashtu edhe në Shkup, e njohin mirë erën e oportunizmit që vjen nga retorika e zbrazët.

Shqiptarët e dinë mirë kur patriotizmi përdoret si mbulesë për dështimet personale. Gishtin mund ta drejtoni nga jashtë, por problemi vazhdon të jetë thellësisht brenda.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

11 thoughts on “Faton Ahmeti: Bilall Kasami paska zbuluar “kërcënimin” e radhës për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut: Tiranën zyrtare dhe kryeministrin Edi Ramën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Lloga: VLENI frikohet t’i reagojë Stoilkoviçit e Mickoskit, por fryhen si gjela ndaj shqiptarëve
Next post Taravari: Nesër vendosim nëse shkojmë me VLEN-in apo vetë në zgjedhjet lokale!