Taravari i përgjigjet Kasamit: Nuk kam lakmi për pushtet, çfarë ke bërë për popullin, e jo çka ke bërë për vete?

Read Time:53 Second

Kreu i BESËS, Bilall Kasami sot për REL deklaroi se VLEN edhe pa Taravarin njejtë peshon, po të ndahet nga grupi do ta “haje ujku”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Taravri duke hedhur edhe kunja për Kasamin. Taravari i tregon Kasamit se nuk ka lakmi për pushtet, por me rëndësi është të tregojmë çka kemi bërë për popullin e jo çka kemi bërë për vete.

“Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet pavarsisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh atij. Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë:
Cfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë?!?!?!
Ky ishte sistemi që kishte paralizuar shoqërinë tonë dhe ndaj kategorikisht nuk na lejohet ta përjetojmë!
Dhe sistemet nuk janë edhe aq çështje emrash, janë çështje grupimesh!
Ne mund të jemi emrat e njëjtë por duhet të ndryshojmë mentalitet, përndryshe do të biem sërish në qarkun e përfitimeve të pamerituara që më thjesht do të thotë:
Rehatojmë kurrizin tonë mbi kurrizin e popullit!” ka shkruar Taravari

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Llukarevska: Hetimi për tragjedinë e Koçanit është selektiv
Next post Faton Ahmeti: Ky nuk është sulm ndaj një partie, por ndaj një populli