2025’te yeni tasarımıyla dikkat çekecek olan Bahsegel şimdiden konuşuluyor.

Promosyonlarda en çok tercih edilen Bettilt giriş seçenekleri kullanıcıya esneklik sağlıyor.

Kayıtlı oyuncular kolayca oturum açmak için Bettilt bağlantısını kullanıyor.

BDI: Drejtësia e vërtetë nuk guxon të fshihet përmes hetimeve selektive dhe performancave mediatike

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se “konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurorit publik Ljupço Koçevski përfaqëson karikaturën më të madhe të shtetit të kapur”.

Nga BDI gjithashtu thonë se “në vend që të ofrojnë drejtësi të vërtetë për tragjedinë në Koçan, para opinionit publik po demonstrohet një tregti me ndikim – një lloj mbrojtjeje transaksionale midis fajtorit kryesor, ministrit Toshkovski, dhe një prokurori që ndodhet nën presion politik, me funksionin e tij që varet nga vullneti i Kryeministrit”.

“BDI u bën thirrje profesionistëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Prokurorinë Publike që të mos lejojnë të bëhen pjesë e kësaj tregtie me ndikim dhe përmes kësaj të mos e legjitimojnë këtë pazar politik. Drejtësia e vërtetë nuk guxon të fshihet përmes hetimeve selektive dhe performancave mediatike”.

“Opinionit publik i takon me të drejtë të kërkojë që përgjegjësia për tragjedinë e tmerrshme në Koçan të caktohet saktë dhe drejt. Ajo që po na shfaqet nuk është drejtësi – por një agresion institucional i njëanshëm ndaj popullit shqiptar në këtë vend”, thonë nga BDI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Taravari: Nesër vendosim nëse shkojmë me VLEN-in apo vetë në zgjedhjet lokale!
Next post Sërish lirohet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni