Aleanca për Shqiptarët e Taravarit sot do të vendosë a do të dalë me VLEN-in në zgjedhje apo e vetme

Read Time:1 Minute, 10 Second

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e Arben Taravarit sot do të mbajë Kryesinë Qendrore në të cilën partia do të vendosë se si do të vazhdojë të veprojë. Kështu ka bërë të ditur dje ministri i Shëndetësisë, duke shtuar se në takim pritet që Aleanca të mbajë qëndrim se si do të vazhdojë – a do të vazhdojë me koalicionin VLEN apo do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme lokale, transmeton Portalb.mk.

“Kemi dy opsione – njëra të vazhdojmë me VLEN-in dhe e dyta të shkojmë vetëm. Zgjedhja është mes këtyre dy opsioneve, nuk ka alternativë të tretë. Kemi disa komuna ku besojmë se do të arrijmë një rezultat të mirë vetë – Gostivar, Vrapçisht, Dibër, Bogovinë, Tearcë, Saraj… Nuk mendojmë se do të fitojmë, por se mund të arrijmë një rezultat të mirë. Megjithatë le të shohim, në fund vendosin qytetarët”, tha Taravari duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske.

Ai tha se nuk është e vërtetë se po negociojnë me BDI-në.

Taravari zbuloi se përveç të premtes, gjatë fundjavës janë takuar disa herë me partnerët e koalicionit nga VLEN.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kreut të Besës, Bilal Kasami, i cili tha se kush ndahet nga grupi do ta hajë ujku, Taravari tha:

“Nuk do të doja të komentoja për Bilal Kasamin, ky është qëndrimi i tij. Mendoj se ai nxiton kur bën deklarata, por kjo është punë e tij”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mafia urbane lulëzon në Tetovë: Shkeljet që mbajnë vulën e Bilall Kasamit dhe ekipit të tij
Next post Ambasadori Kuqi nga Norvegjia kthehet në Maqedoni, i caktohen masat e sigurisë