
BDI: Për qeverinë shqiptarët janë të padukshëm, asnjë përfaqësues shqiptar në delegacionin në Emiratet e Bashkuara Arabe
BDI në një kumtesë për media ka kritikuar Qeverinë për vizitën e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht mungesën e përfaqësuesve shqiptarë në delegacion.
Nga BDI thonë se ky veprim përbën edhe një fyerje tjetër në vargun e nënçmimeve dhe demonstrim të mosrespektit ndaj partnerëve të koalicionit dhe, më me rëndësi, ndaj popullit shqiptar në vend.
“Me këtë vendim, qeveria dëshmon qartë se partitë shqiptare që vendosën të jenë pjesë e këtij përbërjeje qeveritare janë krejtësisht irrelevante. Se janë vetëm statistë të heshtur, pa peshë, pa zë dhe pa të drejtë për të marrë pjesë në vendimmarrjen e politikave shtetërore. Ky delegacion nuk ishte turistik, por shtetëror – me ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ekonomike dhe politike të shtetit tonë”.
“Prandaj, mungesa e përfaqësuesve shqiptarë dërgon një mesazh të qartë: shqiptarët nuk konsiderohen faktor në ndërtimin e së ardhmes së shtetit. Por kjo nuk është vetëm fyerje për partitë – kjo është një fyerje edhe më e madhe për të gjithë shqiptarët. Injorohen ekspertët tanë, sektori ynë i biznesit, diaspora jonë dhe kontributi ynë në shtet. Qeveria në këtë mënyrë krijon dy kategori qytetarësh: ata që janë bartës të shtetit dhe të tjerët – që trajtohen si mysafirë në shtëpinë e vet”.
“BDI, si parti që me dekada është angazhuar për barazi, përfaqësim dhe dinjitet të shqiptarëve, nuk mundet dhe nuk do të heshtë. Veprime të tilla janë edhe një dëshmi tjetër se qeveria nuk e kupton dhe nuk e respekton thelbin multietnik të shtetit. Në vend të barazisë – marrim injorim. Në vend të partneritetit – marrim poshtërim. E ftojmë kryeministrin që të kërkojë falje publike para shqiptarëve dhe të japë llogari para opinionit – a është ky vizioni i tij për të ardhmen e shtetit? Dhe i bëjmë thirrje partive shqiptare në qeveri – me heshtjen e tyre janë bashkëpërgjegjëse në këtë diskriminim”, thonë nga BDI
Të Tjera
Kishin marihuanë në veturën e tyre: Dy persona nga Tetova arrestohen nga policia
MPB njoton se me datë 19.05.2025 në ora 16.10 në rrugën lokale Pirok-Tetovë, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan kanë kryer kontroll...
Qoku: Zyrtarisht grupi parlamentar i VLEN-it numëron 9 deputetë, në ditët në vijim do na shtohet i dhjeti
VLEN prezantoi organizimin e ri brenda grupit parlamentar të cilin zyrtarisht e përbëjnë nëntë deputetë kurse i dhjeti do tu...
Tragjike: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë
Një i ri nëntëmbëdhjetë vjeçar u gjet i vdekur dje në hyrje të Strumicës. Lajmin tragjik e konfirmoi Prokuroria Publike...
“Afrim Gashi prezenton koordinatorin e ri Bekim Qokun si forcë në VLEN”
“Me grupin parlamentar VLEN, prezantuam koordinatorin e ri, deputetin Bekim Qoku. Ky është një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe...
“Dashnorët” e rinj të Arben Fetahut!
Dashuria nuk zgjati shumë: Arben Fetahu braktis Taravarin dhe gjen dy “të dashur” të rinj – Mickovskin dhe Kasamin Shkruan:...
Blerant Ramadani nga krahu i ASH-së së Taravarit jep dorëheqje si koordinator nacional për implementimin e teknologjive të reja
Koordinatori nacional për implementimin e teknologjive të reja, Blerant Ramadani, kuadër nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot...
Average Rating