
Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!
Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i VMRO-së, i cili dha dorëheqje pas zjarrit dhe tragjedisë në diskotekën “Puls”, del bga paraburgimi dhe shkon në arrest shtëpiak. Arrest shtëpiak, vendim i miratuar nga Gjykata Themelore e Koçanit, është shqiptuar edhe për tre të dyshuar të tjerë, mes të cilëve ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, një inspektor dhe një pjesëtar i sigurimit.
Në ndërkohë, në arrest shtëpiak janë edhe dy ish-kryetarët e Koçanit, si dhe gjashtë punonjës të policisë, edhe pse të dyshuar se kanë mashtruar institucionet se diskoteka “Puls” i plotëson kushtet për licencë.
Më 16 mars, në zjarr humbën jetën 59 persona, ndërsa më pas ndërruan jetë edhe dy të plagosur, ndërkohë që sot ka edhe një viktimë tjetër, duke e çuar numrin e të vdekurve deri më tani në 62.
Pas zjarrit, qytetarët e zemëruar e demoluan kafenenë e pronarit të diskotekës “Puls”, ndërsa shkuan edhe para shtëpisë së Papazovit për të shprehur revoltën.
Nga ana tjetër, paraburgim në burh për 30 ditë shtesë mori ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe Bekim Maksuti, ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Gjykata në Koçan ka vendosur dje pasdite ta vazhdojë paraburgimin për Maksutin dhe Bekteshin, të cilët janë të përfshirë në hetim, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.
Vendimi pason pas vërejtjeve të prokurorit shtetëror Ljupço Kocevski, i cili deklaroi se ministrat e Ekonomisë, mes tyre edhe Bekteshi, kanë dhënë licenca për punë për diskotekën në Koçan mbi bazën e dokumentacionit të paplotë dhe jo të kompletuar.
Megjithatë, ministri aktual i Ekonomisë, Besar Durmishi as që është përfshirë në hetim, ndërsa drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjenden në arrest shtëpiak.
Të Tjera
Kishin marihuanë në veturën e tyre: Dy persona nga Tetova arrestohen nga policia
MPB njoton se me datë 19.05.2025 në ora 16.10 në rrugën lokale Pirok-Tetovë, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan kanë kryer kontroll...
Qoku: Zyrtarisht grupi parlamentar i VLEN-it numëron 9 deputetë, në ditët në vijim do na shtohet i dhjeti
VLEN prezantoi organizimin e ri brenda grupit parlamentar të cilin zyrtarisht e përbëjnë nëntë deputetë kurse i dhjeti do tu...
Tragjike: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë
Një i ri nëntëmbëdhjetë vjeçar u gjet i vdekur dje në hyrje të Strumicës. Lajmin tragjik e konfirmoi Prokuroria Publike...
“Afrim Gashi prezenton koordinatorin e ri Bekim Qokun si forcë në VLEN”
“Me grupin parlamentar VLEN, prezantuam koordinatorin e ri, deputetin Bekim Qoku. Ky është një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe...
“Dashnorët” e rinj të Arben Fetahut!
Dashuria nuk zgjati shumë: Arben Fetahu braktis Taravarin dhe gjen dy “të dashur” të rinj – Mickovskin dhe Kasamin Shkruan:...
Blerant Ramadani nga krahu i ASH-së së Taravarit jep dorëheqje si koordinator nacional për implementimin e teknologjive të reja
Koordinatori nacional për implementimin e teknologjive të reja, Blerant Ramadani, kuadër nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot...
Average Rating