E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale

Read Time:1 Minute, 5 Second

Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal. Me ndryshimet e propozuara kërkohet dyfishim i afatit për vjetësrsimin e veprave penale, si dhe zgjerim i listës së veprave që nuk do të plaken, sidomos ato të ndërlidhura me krimin ekonomik dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Qëllimi i propozimit, siç kumtoi Amar Mecinoviq, është që të përforcohet politika ndëshkuese dhe të mundësohet ndjekje më efikase e kryerësve, pa dallim kur do të zbulohet vetë akti.

“Me ndryshimet propozojmë që vjetërsimi i veprave të dyfishohet dhe kështu në mënyrë që ata që duhet të nxirren para drejtësisë, pavarësisht nga momenti kur zbulohet vepra penale, të ndiqen penalisht siç duhet dhe të vihet drejtësia në vend. Nga ana tjetër, ne propozojmë gjithashtu që në kategorinë e veprave penale që nuk kanë afat parashkrimi të shtohen edhe veprat penale, të cilat lidhen me krimin ekonomik dhe abuzimin me detyrën zyrtare si një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet shoqëria dhe sistemi ynë politik”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend.

Sipas tij, kjo do të parandalojë zvarritjen e ndërgjegjshme të proceseve gjyqësore dhe do ta zvogëlojë mosndëshkimin, i cili, siç tha, është një nga problemet më të mëdha në shoqëri.

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Tejkaluan shpejtësinë, ndalohen dy persona në Tetovë
Next post KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit