
Tejkaluan shpejtësinë, ndalohen dy persona në Tetovë
MPB Maqedoni njofton se dje (21.04.2025) në ora 15.00 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria E.A. (28) nga fshati Poroj, i cili drejtonte makinën me shpejtësi prej 103 km në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë në vend të banuar.
“Ndërkohë, në orën 18:54 në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të vendit të quajtur “Studena Voda”, zyrtarët policorë kanë arrestuar S.R. (35) nga fshati Xhermë, rajoni i Tetovës, i cili me shpejtësi prej 173 km/h drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW me targa kombëtare gjermane në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h, jashtë zonës së banuar”.
“Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB Maqedoni.
Të Tjera
Kishin marihuanë në veturën e tyre: Dy persona nga Tetova arrestohen nga policia
MPB njoton se me datë 19.05.2025 në ora 16.10 në rrugën lokale Pirok-Tetovë, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan kanë kryer kontroll...
Qoku: Zyrtarisht grupi parlamentar i VLEN-it numëron 9 deputetë, në ditët në vijim do na shtohet i dhjeti
VLEN prezantoi organizimin e ri brenda grupit parlamentar të cilin zyrtarisht e përbëjnë nëntë deputetë kurse i dhjeti do tu...
Tragjike: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë
Një i ri nëntëmbëdhjetë vjeçar u gjet i vdekur dje në hyrje të Strumicës. Lajmin tragjik e konfirmoi Prokuroria Publike...
“Afrim Gashi prezenton koordinatorin e ri Bekim Qokun si forcë në VLEN”
“Me grupin parlamentar VLEN, prezantuam koordinatorin e ri, deputetin Bekim Qoku. Ky është një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe...
“Dashnorët” e rinj të Arben Fetahut!
Dashuria nuk zgjati shumë: Arben Fetahu braktis Taravarin dhe gjen dy “të dashur” të rinj – Mickovskin dhe Kasamin Shkruan:...
Blerant Ramadani nga krahu i ASH-së së Taravarit jep dorëheqje si koordinator nacional për implementimin e teknologjive të reja
Koordinatori nacional për implementimin e teknologjive të reja, Blerant Ramadani, kuadër nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot...
Average Rating