
BDI: Koalicionin VLEN nuk e pyet askush në Qeveri
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të akuzojë Qeverinë se po bëjnë punësime diskriminuese, me çka sipas tyre, po anashkalohen shqiptarët. BDI dënon ashpër vendimin e Regjistrit Qendror, si institucion shtetëror, për të pranuar tetë punonjës të rinj pa asnjë shqiptar në mesin e tyre, ndonëse ky institucion, shtojnë Integristët, ende nuk e ka përmbushur obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Ky zhvillim është pasojë direkte e shfuqizimit të Balancuesit, një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike. Në vend që të përmirësohet gjendja, ajo po përkeqësohet në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike. BDI rikujton se këto praktika përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Marrëveshjes së Ohrit, duke minuar themelet e bashkëjetesës demokratike dhe të vlerave evropiane”.
Partia opozitare shqiptare akuzon edhe koalicionin VLEN. Sipas tyre, VLEN-in nuk e përfillë askush në Qeveri.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Sa i përket të ashtuquajturave mbetje të VLEN-it në Qeveri, është më se e qartë se askush nuk i pyet, askush nuk u kërkon mendim për asnjë vendim institucional. Ata nuk kanë as ndikim, as autoritet. E vetmja gjë që bëjnë është ta arsyetojnë këto politika diskriminuese me heshtje dhe nënshtrim të turpshëm”
Nga partia e Ahmetit i bëjnë thirrje Qeverisë që të ndalojë siç thonë, me urgjencë këtë prirje të rrezikshme dhe të rikthejë mekanizmat e barazisë dhe drejtësisë në institucionet shtetërore.
Samir Mustafa /SHENJA/
Të Tjera
Stoilkoviç shpërblen Arben Fetaun, ai e dinte shumë ditë më parë cila shoqatë e vendlindjes së tij ka fituar (DOKUMENT)
Sot ministria për sitem politk dhe marrëdhënie mes bashkësive ka publikuar në gazetën zyrtare rezultatet e shoqatave fituese në këtë...
ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...
BDI: Drejtori shqiptar i VLEN-it në QMK pranon 12 Maqedonas dhe vetëm 3 Shqiptarë
Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese...
Pastrim sistematik i projekteve shqiptare nga kultura te Stoilkoviç dhe i radhës?
Publikimi i rezultateve të Ministrisë për Sistem politik ku Ivan Stoilkoviç masakroi organizatat shqiptare nuk është i vetmi në qeverisjen...
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim...
Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç
Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut rrezikon të ngecë në procesin e miratimit të reformave thelbësore për vendin, për shkak...
Average Rating