
Sela: Kthehuni në Shpi
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një status të tij në rrjetet sociale fton anëteartë e ASh-së së Taravarit të kthehen në Shtëpi, transmeton Zhurnal.mk.
“Të dashur anëtarë të devotshëm të Aleancës për Shqiptarët, të dashura motra dhe vëllezër, shumë të respektuar aktivistë, ju që Aleancën për Shqiptarët e keni në zemër e në mëndje dhe nuk e patë kurrë atë si mall për tregti!
Jemi të bindur që, përkundër zhvillimeve dhe vendimeve të ndryshme që keni marrë në të kaluarën, përkundër mashtrimeve që ju kanë bërë disa individë, ju thellë në vete keni pasur idealin, kombin, atdhedashurinë dhe parimet e Aleancës për Shqiptarët.
Nuk ka ndarje politike që ju ndan juve nga fryma, shpirti dhe ideali ynë i përbashkët, nga familja e shtëpia jonë e përbashkët. Ne ishim dhe vazhdojmë të jemi një, të frymojmë njëjtë e të ndiejmë njëjtë.
Jemi të bindur se, ashtu si ne, edhe ju ndieni dhimbje për këtë katandisje që po i ndodh emrit të shtrenjtë të shtëpisë sonë, mundit tuaj ndër vite dhe sakrificës sonë të përbashkët. Ju jeni më të fuqishëm, më të pastër dhe më të drejtë se çdo gabim, aventurë, apo qëllim i errët i dikujt që u mundua të keqpërdorë sinqeritetin tuaj. Ju për ne e ne për ju jemi më të dashur se egoja e disa individëve që shtëpinë deshën ta bëjnë pazar të interesave të tyre.
Mos lejoni që me fatin tonë të përbashkët, me idealin dhe pastërtinë tonë të bëjnë aventura, eksperimente e të nëpërkëmbin ata që kurrë se ndienë ngrohtësinë e familjes dhe shtëpisë sonë.
Kryetari ynë dhe i juaji, z.Ziadin Sela, kurrë nuk lejoi që anëtarët e ndershëm të Aleancës për Shqiptarët të goditen, nënçmohen, sulmohen e degradohen nga ne, e as dhe nga të tjerët derisa ishim bashkë, por edhe kur u “ndamë”. Jemi të bindur që këtë e keni ndier dhe ai vazhdon të gëzojë respektin e njëjtë edhe te ju.
Nuk ju ftojmë në shtëpinë tuaj, sepse kjo është shtëpia juaj dhe ju këtu e keni vendin. Vetëm duam të ju riktujojmë se ju presim, ju besojmë dhe vazhdojmë të jemi të bindur se ju do të riktheheni aty ku gjithmonë keni ndier ngrotësinë, drejtësinë, pastërtinë, guximin dhe krenarinë e vërtetë. Në Aleancë për Shqiptarët, me Ziadin Selën.”.
– Aleanca për Shqiptarët –
Të Tjera
Stoilkoviç shpërblen Arben Fetaun, ai e dinte shumë ditë më parë cila shoqatë e vendlindjes së tij ka fituar (DOKUMENT)
Sot ministria për sitem politk dhe marrëdhënie mes bashkësive ka publikuar në gazetën zyrtare rezultatet e shoqatave fituese në këtë...
ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...
BDI: Drejtori shqiptar i VLEN-it në QMK pranon 12 Maqedonas dhe vetëm 3 Shqiptarë
Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese...
Pastrim sistematik i projekteve shqiptare nga kultura te Stoilkoviç dhe i radhës?
Publikimi i rezultateve të Ministrisë për Sistem politik ku Ivan Stoilkoviç masakroi organizatat shqiptare nuk është i vetmi në qeverisjen...
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim...
Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç
Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut rrezikon të ngecë në procesin e miratimit të reformave thelbësore për vendin, për shkak...
Average Rating