SKANDAL i 2/ Bilall Kasami paguan edhe pensionistin Adnan Beadinin me 1 mijë euro në muaj

Read Time:58 Second

Pas skandalit të parë ku kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, paguante militantin e Lëvizjes BESA Xhevat Xhemailin me 1.500 euro në muaj, ndonëse ky i fundit jeton dhe punon në Austri, zbardhen dy skandale të tjera të rënda që rëndojnë edhe më shumë situatën e keqpërdorimeve në këtë komunë.
SKANDALI I DYTË: 1.000 EURO NË MUAJ PËR NJË PENSIONIST

Sipas dokumenteve nga portali Open Finance, më 14.05.2025, pensionisti Adnan Beadini ka përfituar 60.000 denarë (rreth 1.000 euro) nga Komuna e Tetovës, përmes një “kontrate në vepër”, edhe pse nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë angazhim konkret. Ky shpërblim i rregullt mujor ngre alarmin për një tjetër keqpërdorim flagrant të buxhetit të komunës së Tetovës.
Portali TetovaSot, muaj më parë, raportoi se ekziston dyshimi se pagesa ndaj Adnan Beadinit është për shkak të shërbimeve që i ofron për Kasamin, përfshirë edhe akomodim e mikpritje në restorantin “Mantis” të tij, ku shpesh shihet në shoqëri me zyrtarin tjetër dhe Adnan Azizin.
Vlen të thekësohet se në vitin 2023 djali i Adnan Beadinit brenda 24 orëve mori nga arka e komunës së Tetovës mbi 5 mijë euro.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Taravari: Shihemi në Tetor!
Next post Sela: Kthehuni në Shpi