Qoku: Zyrtarisht grupi parlamentar i VLEN-it numëron 9 deputetë, në ditët në vijim do na shtohet i dhjeti

Read Time:2 Minute, 28 Second

VLEN prezantoi organizimin e ri brenda grupit parlamentar të cilin zyrtarisht e përbëjnë nëntë deputetë kurse i dhjeti do tu bashkohet pas finalizimit të dorëheqjes së Salim Sulejmanit, deklaroi Bekim Qoku nga kjo parti. Koordinatori Qoku ftoi deputetët e ASH-së së Taravarit t’i bashkohen grupit, transmeton Portalb.mk.

“Sot jemi këtu për ta prezantuar grupin parlamentar VLEN, që – për shkak të zhvillimeve tashmë të njohura për opinionin – kërkonte një rikonfirmim dhe sqarim se si do të vazhdojë tutje si grup parlamentar. Jam këtu që t’ju informoj edhe zyrtarisht se deri sot grupi parlamentar VLEN i numëron 9 deputetë, ndërsa në ditët në vijim besoj se na shtohet edhe deputeti i dhjetë, më pas edhe i njëmbëdhjeti, pse jo edhe i katërmbëdhjeti, dhe kështu praktikisht do të jemi grupi më i madh parlamentar shqiptar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Qoku.

Deputetët pjesëmarrës në këtë grup janë: Afrim Gashi, që njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit, Bekim Qoku, koordinator i grupit, Adnan Azizi, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Imerlije Saliu Fetai, Saranda Imeri Stafai, Bekim Sali, Kaltrina Beqiri dhe Feride Haxhiu.

“Ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit me anëtarët e këtij grupi dhe kemi kërkuar që ky rikonfigurim i grupit parlamentar të reflektohet edhe në trupat punuese përkatëse parlamentare. Presim që ditëve në vijim ta përmbushim edhe këtë detyrim. Po e shfrytëzoj këtë rast që t’ju drejtohem atyre 107 mijë votuesve që dhanë votën e tyre për koalicionin VLEN, se ne deputetët këtu vazhdojmë t’i mbeten besnikë marrëveshjes që e kemi bërë me ta më 8 maj 2024 dhe jemi konsistent e të palëkundur ndaj përcaktimeve programore dhe premtimeve elektorale me të cilat jemi mandatuar për të qenë përfaqësuesit e tyre dhe të popullit”, tha Qoku.

Ai u bëri thirrje deputetëve të tjerë shqiptarë, veçmas atyre që janë mandatuar nën koalicionin VLEN, që t’i bashkohen këtij grupi për të çuar deri në “fund amanetin e atyre qytetarëve që ua dhanë besimin dhe shpresën e tyre për këtë slogan “Ndryshimi VLEN”.

“Zëri i tyre nuk vlen kurrkund më shumë sesa këtu me ne së bashku. Deputeti si përfaqësues është institucion në vete dhe ka autonominë e vendimmarrjes. VLEN vazhdon edhe më fuqishëm dhe më i bashkuar, duke qenë i bindur se qytetari shqiptar e urren përçarjen dhe e dëshiron unitetin. Zgjedhjet lokale të vjeshtës do të jenë përdëftim se ne kishim dhe kemi të drejtë dhe se kjo që e bëmë vërtet se ia VLEN”, theksoi Qoku.

Kujtojmë se turbulencat në koalicionin VLEN dhe në Qeveri u shkaktuan nga krahu i Aleancës për Shqiptarët në partnerin qeveritar VLEN, kur kjo e fundit vendosi të dilte me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet lokale në tetor.

Kjo nuk u pranua nga partnerët e tij të koalicionit në VLEN, gjë që u pasua nga largimi i Taravarit nga koalicioni VLEN, dhe në publik lindën spekulime se ai po negocionte me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Tragjike: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë
Next post Kishin marihuanë në veturën e tyre: Dy persona nga Tetova arrestohen nga policia