Ish-presidenti Ivanov do ta këshillojë ministrin Mucunski

Read Time:1 Minute, 6 Second

Ish-presidenti Gjorge Ivanov do ta këshillojë dhe ndihmojë ministrin e Jashtëm Timço Muçunski në fushën e diplomacisë kulturore dhe afirmimit të identitetit maqedonas jashtë vendit. Mucunski njoftoi në Facebook se sot u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Aleancës Ndërkombëtare të Qytetërimeve, të përfaqësuar nga ish-Presidenti Ivanov.

“Mëngjesin e sotëm u takova me ish-presidentin e vendit, Dr. Gjorge Ivanov. Në kuadër të takimit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Aleancës Ndërkombëtare të Qytetërimeve, të përfaqësuar nga ish-Presidenti Ivanov.

Qëllimi i memorandumit është të promovojë dhe pasurojë bashkëpunimin midis dy palëve në fushën e diplomacisë publike, zhvillimin e diplomacisë kulturore dhe afirmimin e kulturës dhe identitetit maqedonas jashtë vendit.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi, ministria sot priti Forumin e tretë të Diplomacisë Kulturore. Në fjalën time, fola për rëndësinë e diplomacisë kulturore si mjet për kapërcimin e dallimeve midis vendeve, por edhe për angazhimin tonë si institucion për të vazhduar promovimin kulturor të vendit në skenën ndërkombëtare”, shkroi në facebook, ministri Mucunski.

Kohëve të fundit, diplomacia e vendit nuk po i jeton ditët më të mira. Gjysma e përfaqësive diplomatike konsullore (PDK) të Maqedonisë së Veriut në mbarë botën për momentin janë pa ambasadorë të emëruar ose pa konsull të përgjithshëm.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kishin marihuanë në veturën e tyre: Dy persona nga Tetova arrestohen nga policia
Next post Taravari dhe Rama takohen në Tiranë