Taravari dhe Rama takohen në Tiranë

Read Time:49 Second

Lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari ka realizuar takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit

 

Takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë në Tiranë, në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore.

Me këtë rast Taravari përcolli urimet më të përzemërta në emër të Aleancës për Shqiptarët për fitoren elektorale dhe rikonfirmimin e mbështetjes qytetare ndaj Partisë Socialiste dhe vizionit të saj për Shqipërinë.

“Me kryeministrin më evropian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin”, shkroi pas takimit Taravari.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan edhe çështje me rëndësi për shqiptarët në rajon, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha nivelet – politike, institucionale dhe shoqërore.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson lart rolin e Shqipërisë si faktor kyç në mbështetjen e zhvillimit demokratik dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon dhe shpreh gatishmëri për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ish-presidenti Ivanov do ta këshillojë ministrin Mucunski
Next post LSDM: Shporta sindikale rritet, ndërsa pushteti nuk po ndërmerr asgjë