BDI: Të shqetësuar për skandalin me veprat e Kadaresë, Kasami të jep përgjegjësi

Read Time:44 Second

Bashkimi Demokratik për Integrim në një postim në Facebook shprehur shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Nga BDI thonë se në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori

“Siç është bërë publike nga botuesi i njohur shqiptar, Bujar Hudhri nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori, një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm si nga ana morale ashtu edhe ligjore.

Ironikisht, i njëjti z. Kasami, që publikisht e shpalli Ismail Kadarenë “Qytetar Nderi” të Tetovës, është tashmë i përfshirë në një skandal ku figura e Kadaresë është përdorur për përfitime politike dhe materiale përmes shpërndarjes së veprave të tij në mënyrë të paligjshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Të sht’ënat në Tetovë, Policia me njoftim zyrtar
Next post Kujt i takon Aleanca, Jonuzi: Asesi Fetait, Taravari dhe Sela kanë sakrifikuar për partinë!