Mexhiti: Azir Aliu është zgjedhje e mirë për ministër të Shëndetësisë

Read Time:33 Second

Zv. kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti vlerëson se Azir Aliu është propozim i mirë për funksionin ministër i Shëndetësisë.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të gjendet Aliu në këtë pozicion, duke pasur parasysh se është programer, Mexhiti tha se para se gjithash ai është një menaxher i mirë.

“Para së gjithash, ai duhet të jetë një menaxher i mirë për pozicionin e Ministrit. Ka pasur shembuj të tillë në të kaluarën dhe mendoj se Aliu do të jetë i mirë në atë pozicion”, tha Mexhiti.

Ai tha se propozimi i tyre për ministër të Shëndetësisë do t’i dorëzohet kryeministrit Hristijan Mickoski në ditët në vijim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Haxhiu më i ri i këtij viti është një fëmijë 5-vjeç nga Zhelina
Next post ESHS: Bie numri i lindjeve dhe martesave, rritet numri i vdekjeve në Maqedoni!