
Një 38-vjeçar nga Tetova e rrahu dhe kanosi me ar’më një nxënës, arr’estohet nga Policia!
Një rast i rëndë ka ndodhur në hyrje të një nga shkollave të Tetovës. Një 38-vjeçar ka marrë një nxënës, e ka futur në supermarketin afër, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë, transmeton TV21.
Prindi i nxënësit e ka denoncuar rastin në polici dhe më pas 38-vjeçari është arrestuar. Nuk dihen shkaqet.
“Më datë 26.05.2025 në ora 21:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.T.(38) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga S.B. (44) nga Tetova, se në hyrje të shkollës fillore e ka kapur djalin e tij të mitur dhe e ka futur në supermarketin e afërt, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë. N.T. po mbahet në stacionin e policisë dhe
pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse”, qëndron në raportin ditor të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë.
Të Tjera
Stoilkoviç shpërblen Arben Fetaun, ai e dinte shumë ditë më parë cila shoqatë e vendlindjes së tij ka fituar (DOKUMENT)
Sot ministria për sitem politk dhe marrëdhënie mes bashkësive ka publikuar në gazetën zyrtare rezultatet e shoqatave fituese në këtë...
ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...
BDI: Drejtori shqiptar i VLEN-it në QMK pranon 12 Maqedonas dhe vetëm 3 Shqiptarë
Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese...
Pastrim sistematik i projekteve shqiptare nga kultura te Stoilkoviç dhe i radhës?
Publikimi i rezultateve të Ministrisë për Sistem politik ku Ivan Stoilkoviç masakroi organizatat shqiptare nuk është i vetmi në qeverisjen...
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim...
Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç
Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut rrezikon të ngecë në procesin e miratimit të reformave thelbësore për vendin, për shkak...
Average Rating