
Të sht’ënat në Tetovë, Policia me njoftim zyrtar
Policia e Tetovës ka dalë me njoftim zyrtar për të shtënat me armë gjatë mbrëmjes që lëmë pas, transmeton TV21.
Nga atje thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja, por autori edhe më tej mbetet i pakapshëm për Policinë.
“Sonte (26.05) në ora 21:15, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën 111 në Tetovë, persona të panjohur me motoçikletë-skuter kanë shtënë nga automatiku në shtëpinë në pronësi të M.T. nga Tetova dhe menjëherë kanë ikur. Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe është konstatuar se nuk ka persona të lënduar dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku. Pronari dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave dhe u konstatuan dëme materiale në shtëpi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit, ndërsa këqyrje në vendngjarje po kryen një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë”, thuhet në njoftim./TV21
Të Tjera
Stoilkoviç shpërblen Arben Fetaun, ai e dinte shumë ditë më parë cila shoqatë e vendlindjes së tij ka fituar (DOKUMENT)
Sot ministria për sitem politk dhe marrëdhënie mes bashkësive ka publikuar në gazetën zyrtare rezultatet e shoqatave fituese në këtë...
ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...
BDI: Drejtori shqiptar i VLEN-it në QMK pranon 12 Maqedonas dhe vetëm 3 Shqiptarë
Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese...
Pastrim sistematik i projekteve shqiptare nga kultura te Stoilkoviç dhe i radhës?
Publikimi i rezultateve të Ministrisë për Sistem politik ku Ivan Stoilkoviç masakroi organizatat shqiptare nuk është i vetmi në qeverisjen...
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim...
Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç
Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut rrezikon të ngecë në procesin e miratimit të reformave thelbësore për vendin, për shkak...
Average Rating