Arben Taravari: Arsyeja pse u largova nga Qeveria po bëhet gjithnjë e më e qartë

Read Time:38 Second

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale ku tregon se po bëhen gjithnjë e më të qarta arsyet e largimit të tij nga Qeveria para një jave.

Taravari përmendi rastin e motrave medicinale të spitalit të Tetovës, të cilat sipas tij janë lënë pa vendim dhe pa paga.

“Arsyet pse kam lëshuar këtë Qeveri po bëhen gjithnjë e më shumë të qarta. Një rast i dhimbshëm është ai i motrave medicinale të spitalit të Tetovës të cilat janë pa vendim dhe pa rrogë. I kërkoja me insistim punësimet e tyre, por VLEN e kundërshtonte, sepse ata donin punësime partiake!!!”, ka shkruar Taravari.

Kujtojmë se ai u largua nga Qeveria javën e kaluar, duke shprehur pakënaqësinë e tij me qeverisjen aktuale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Tre muaj pa rroga, 140 punonjës të Spitalit të Tetovës nesër në protestë
Next post Protesta te Spitali i Tetovës, Taravari: Unë kërkoja punësime, VLEN kundërshtonte, donin punësime partiake