Pendarovski: Maqedonia e Veriut dhe Britania e Madhe ende nuk kanë marrëveshje strategjike

Read Time:54 Second

“Marrëveshje partneriteti strategjik midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk është nënshkruar ende”, pohon ish-presidenti Stevo Pendarovski, duke reaguar ndaj informacionit në lidhje me ratifikimin e supozuar të një dokumenti të tillë.

“Ajo që na u dha për shqyrtim dhe ajo që u ratifikua të mërkurën pasdite nuk është një marrëveshje partneriteti strategjik”, tha Pendarovski për Deutsche Welle.

Sipas tij, përmbajtja e dokumentit është më shumë si memorandum bashkëpunimi ose një letër fillestare qëllimi, me të cilën të dy qeveritë identifikojnë katër fusha për bashkëpunim të mundshëm.

“Nuk bëhet fjalë për asgjë strategjike. Bëhet fjalë për kreditim të projekteve që ende nuk janë përcaktuar, kryesisht projekte infrastrukturore, me mbështetje financiare nga pala britanike”, shpjegoi ai.

Pendarovski shtoi se është e mundur që një marrëveshje e vërtetë partneriteti strategjik të nënshkruhet në të ardhmen, por theksoi se dokumenti që është tani në lojë “nuk ka të bëjë fare me ndonjë strategji”, por është marrëveshje në parim për të diskutuar se çfarë i duhet Maqedonisë për kreditim”.

Ndryshe, ditë më parë Kuvendi miratoi marrëveshjen për partneritet infrastrukturor me vlerë pesë miliard paund.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post ​Ka përfunduar hetimi për tragjedinë në Koçan
Next post Taravari: Për Selën jo publikisht, por as privatisht një gjysë fjalë të keqe se kam thënë