
ALARM: Deri në vitin 2070, Maqedonia rrezikon të mbetet me vetëm 500.000 banorë!
Ekspertët po paralajmërojnë për një krizë demografike të thellë që mund të rrezikojë vetë ekzistencën e Maqedonisë së Veriut!
Sipas të dhënave alarmante të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në vend janë lindur 3.526 foshnje, ndërsa kanë vdekur 5.398 persona. Kjo do të thotë se numri i lindjeve po bie, ndërsa i vdekjeve po rritet, duke krijuar një rënie natyrore prej 1.872 banorësh, përcjell INA.
Situata bëhet edhe më dramatike kur shihen të dhënat për martesat: numri i tyre ka rënë për 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas projeksioneve të Entit të Statistikave, nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2070 popullsia mund të zbresë në vetëm 500.000 banorë – një shifër që kërcënon tërësisht të ardhmen e vendit. Ndërrohen qeveritë, ndërrohen prioritetet, por pa veprime të menjëhershme, Maqedonia rrezikon të shndërrohet në një vend të boshatisur!(INA)
Të Tjera
Stoilkoviç shpërblen Arben Fetaun, ai e dinte shumë ditë më parë cila shoqatë e vendlindjes së tij ka fituar (DOKUMENT)
Sot ministria për sitem politk dhe marrëdhënie mes bashkësive ka publikuar në gazetën zyrtare rezultatet e shoqatave fituese në këtë...
ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...
BDI: Drejtori shqiptar i VLEN-it në QMK pranon 12 Maqedonas dhe vetëm 3 Shqiptarë
Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese...
Pastrim sistematik i projekteve shqiptare nga kultura te Stoilkoviç dhe i radhës?
Publikimi i rezultateve të Ministrisë për Sistem politik ku Ivan Stoilkoviç masakroi organizatat shqiptare nuk është i vetmi në qeverisjen...
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim...
Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç
Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut rrezikon të ngecë në procesin e miratimit të reformave thelbësore për vendin, për shkak...
Average Rating