Fronti Evropian ngriti interpelancë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski

Read Time:2 Minute, 23 Second

Grupi i deputetëve të Frontit Evropian dje deri te kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka parashtruar interpelancë për kryetarin e Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Deputeti Ilir Hasani sot në konferencë për shtyp elaboroi se interpelanca është ngritur për punën e Kostadinovskit në bazë të nenit 72, paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas Hasanit, Kostadinovski me vetëdije e ka shkelur Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nenin 101 nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese.

“Dëshiroj të theksoj se kjo inicitativë nuk ka për qëllim të kryejë presion ndaj Gjykatës kushtetuese për dallim nga interpelancat tjera më herët, të cilat qartë kanë qenë të natyrës politike, por ka ndikim social dhe mediatik. Qëllimi i ynë është të ngritim debat institucional për funksionimin e këtij institucioni dhe rolin e kryetarit të saj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese”, tha Hasani.

Sipas tij, Kostadinovski ka paragjykime ndaj gjuhës shqipe dhe pyet se çka ka kundër gjuhës shqipe.

“Në elaborimin e interpelancës, mund të përmendim intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve MIA në gusht 2024, ku citoj ‘se politika që krijoi ky ligj, krijoi kaos ligjor, që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilema. Fakti është se ligji po zbatohet dhe se krijon probleme me zbatimin e tij’. Kjo deklaratë ngrit disa pyetje: Në bazë të cilit nen të Kushtetutës ose një ligji konkret, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i lejohet të karakterizojë një ligj si burim kaosi politik dhe juridik dhe nëse është në kompetencë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë problemet në zbatimin e ligjit dhe të parashikojë ndërhyrje legjislative. Deklaratat e tilla zvogëlojnë kornizën e kompetencave të përcaktuara me ligj dhe krijojnë një sërë dyshimesh në lidhje me paanshmërinë e kryetarit të Gjykatës në çështjet që janë ende në shqyrtim”, tha Hasani.

Deputeti i referohet edhe informatave tjera në mediume kur në pyetje të gazetarëve pse mbishkrimi pas foltores së Gjykatës Kushtetuese është vetëm në gjuhën maqedonase, Kostadinovski u përgjigj se kjo po ndodh vetëm për shkak të miratimit të ligjeve të këqija dhe tha se ligji për përdorimin e gjuhëve nuk e përfshin Gjykatën kushtetuese.

“Kjo deklaratë është fyese dhe e shpreh paragjykimin për Ligjin që u miratua nga Kuvendi dhe zbatohet dhe po ashtu i shkel dispozitat nga neni 101 nga Ligji për Gjylatën Kushtetuese, me të cilin ndalohet shprehje publike e qëndrimit për raste që janë lëndë e shqyrtimit të Gjykatës”, vlerësoi Hasani.

Deputeti po ashtu thotë se Kostadinovski në kërkesë deri te Komisioni Venecias ka përdorur termin “pakicë”.

Interpelanca, sipas deputetit, nuk është që ai të shkarkohet, por ka ndikim politik që ai t’u përgjigjet akuzave të tyre, veçanërisht pasi së shpejti duhet të mbahet seanca e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Hasani thotë se pret që Kostadinovski të marrë pjesë në seancën plenare, ku do të debatohet për interpelancën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Deshqiptarizim i administratës – Alarm nga FRASH: Në 205 punësimt e fundit, vetëm dy janë shqiptarë
Next post Editorial / Rritje e gjuhës së urrejtjes – fajtor politika!