
S’ka epilog për statusin e tyre – Infermieret në Tetovë ndërprenë protestën
Pas katër ditë protesta, infermeret e Spitalit Klinik në Tetovë i ndërprenë të njëjtat, pasi siç thanë nuk gjetën mbështetje nga askush. Ata sot dorëzuan kërkesën zyrtare në arkivin e spitalit për marrjen e vendimeve të punës dhe për pagesën e pagave të papaguara.
“Për shkak të mos mbështetjes nga autoritetet, nga spitali, kolegëve, sindikatave, madje edhe popullit që për vite i kemi shërbyer në momentet më të vështira, vendosëm ta ndërpresim protestën dhe të tërhiqemi në heshtje dhe me dinjitet siç na takon. Por kjo tërheqje nuk do të thotë se do të ndalojmë së kërkuari ti kërkojmë kërkesat tona për punësim. Presim përgjigje nga spitali, nga Ministria e Shëndetësisë si dhe nga Ministria e Financave”, tha një Infermiere.
“Në mbarë botën protesta është e drejtë demokratike e çdo individi për të kërkuar të drejtat e tij, por kjo dukshëm nuk vlen në vendin tonë ku jetojmë, punojmë dhe veprojmë. Protesta jonë me vite ka qenë e heshtur dhe plotë sakrifica, revolta jonë prej fillimi nuk ka qenë për drejtorin dhe udhëheqësisë së tij, ne me vite ballafaqohemi me ndryshime të stafit drejtues të këtij institucioni, çdo herë jemi bindur urdhërave të tyre, kemi mbuluar çdo kolaps në çdo repart”, u shpreh një infermiere.
Drejtori i Spitalit të Tetovës edhe sot nuk doli t’i takojë infermieret të cilat për disa ditë me radhë protestuan. Sekretarja e tij tha se drejtori është i zënë.
“Kërkesën lëshojeni në arkivë, nesër do e përcjellim tek drejtori. Drejtori nuk është? Jo, është i zënë. Përcjelleni në arkivë ne do e shohim”
140 infermiere të spitalit të Tetovës janë pa vendime pune, disa prej tyre punojnë për më shumë se 10 vite.
Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari disa ditë më parë akuzoi VLEN-in që sipas tij ato nuk kanë lejuar që të realizohen vendimet e punës, ndërsa në ditën e parë të punës në krye të shëndetësisë vet Taravari kishte urdhëruar të gjitha Spitalet publike, në mesin e të cilave edhe të Tetovës për ndërprerjen e procedurës së punësimeve./ Alsat.mk
Të Tjera
Stoilkoviç shpërblen Arben Fetaun, ai e dinte shumë ditë më parë cila shoqatë e vendlindjes së tij ka fituar (DOKUMENT)
Sot ministria për sitem politk dhe marrëdhënie mes bashkësive ka publikuar në gazetën zyrtare rezultatet e shoqatave fituese në këtë...
ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...
BDI: Drejtori shqiptar i VLEN-it në QMK pranon 12 Maqedonas dhe vetëm 3 Shqiptarë
Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese...
Pastrim sistematik i projekteve shqiptare nga kultura te Stoilkoviç dhe i radhës?
Publikimi i rezultateve të Ministrisë për Sistem politik ku Ivan Stoilkoviç masakroi organizatat shqiptare nuk është i vetmi në qeverisjen...
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim...
Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç
Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut rrezikon të ngecë në procesin e miratimit të reformave thelbësore për vendin, për shkak...
Average Rating