ASH-Sela:Shqiptarët jo vetëm që nuk punësohen, por edhe ata që janë punësuar tani po përjashtohen

Read Time:1 Minute, 2 Second

Qeveria monoetnike dhe antishqiptare, VMRO-VLEN, nuk është mjaftuar me punësimet e deritanishme vetëm të maqedonasve dhe me zero shqiptarë në institucione të ndryshme. Tanimë ka filluar edhe gjuetia e shqiptarëve që janë punësuar më herët dhe të njëjtit t’i përjashtojnë nga institicionet dhe vendet e tyre të punës. Vetëm sot nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” – Njësia Rajonale Strugë, janë larguar nga puna 11 shqiptarë. Ky veprim është edhe një dëshmi për thellimin e fushatës së paralajmëruar që në fushatën parazgjedhore për spastrim etnik të administratës dhe institucioneve shtetërore nën moton “Makedonija povtorno tvoja”.

Kujtojmë opinionim që kjo fushatë filloi me ndërprerjen e kontratave të mijëra shqiptarëve të cilët kryenin punën e tyre me nder dhe përgjegjësi, për të vazhduar më pas me punësimet e reja ku në institucione të shumta punësoheshin dhjetëra maqedonas dhe asnjë shqiptar. Kjo Qeveri pastroi klinikat shtetërore, drejtoritë dhe ministritë e ndryshme, degradoi shqiptarët nga pozicione udhëheqëse në punonjës të nivelit fillestar dhe për pasojë shumë institucione të rëndësishme sot udhëhiqen vetëm nga maqedonas. Gjatë qeverisjes 1 vjeçare të koalocionit VMRO-VLEN, me iniciativë të partive në pushtet, Gjykata Kushtetuese largoi përkatësinë etnike dhe Balancuesin duke rrënuar kështu përfaqësimim e drejtë dhe adekuat, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Shoferi nga Tetova u arrestua për drejtim mjeti me shpejtësi 175 km/orë në një vend ku lejohet shpejtësia prej 100 km/orë
Next post Janevska shpalos shifra alarmante: Për 7 vjet, 17 mijë nxënës më pak