BDI denoncon përjashtimin e shqiptarëve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Read Time:54 Second

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se nga 21 të punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, të gjithë janë maqedonas dhe asnjë shqiptar. BDI tha se kjo situatë po merr përmasa alarmante duke shkelur rëndë parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë dhe dënon ashpër përjashtimin sistematik dhe të qëllimshëm të shqiptarëve nga institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky fenomen diskriminues po merr përmasa alarmante dhe përbën shkelje të rëndë të parimeve të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Rasti i fundit që e ilustron qartë këtë realitet shqetësues është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku nga gjithsej 21 të punësuar, asnjë nuk është shqiptar. Ky është një institucion publik që vepron me mjete buxhetore të taksapaguesve, përfshirë qytetarët shqiptarë, dhe përjashtimi i plotë i një komuniteti të tërë përbën praktikë të papranueshme dhe të dënueshme.

Ky nuk është rast i izoluar. Ai është pjesë e një politike përjashtuese, që shkon në kundërshtim të drejtpërdrejtë me frymën dhe shkronjën e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe me vlerat themelore të integrimit evropian.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Arben Taravari kritikon ndërhyrjen e Kurtit dhe zbulon prapaskenat e koalicionit VMRO–VLEN
Next post BDI: Qeveria VLEN-VMRO largonpuna 11 shqiptarë nga pyet e Maqedonisë së Veriut