
Dauti në takimin për transparencën e partive politike: ASH, model i standardeve demokratike
Sekretarja e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët, znj. Ilire Dauti, mori pjesë në takimin e organizuar nga Westminster Foundation for Democracy, ku morën pjesë sekretarët e përgjithshëm të partive politike në Maqedoninë e Veriut, njofton Flaka. Në fokus të diskutimit ishte Indeksi i Transparencës së Partive Politike (Political Party Transparency Index) dhe rëndësia e këtij instrumenti për rritjen e besueshmërisë publike ndaj subjekteve politike.
Znj. Dauti theksoi se transparenca është thelbësore për ndërtimin e integritetit politik, për komunikim të hapur me qytetarët dhe për forcimin e demokracisë së brendshme në partitë politike.
“Transparenca nuk është vetëm një standard teknik, por një vlerë politike që e ndan të kaluarën nga e ardhmja. Aleanca për Shqiptarët është angazhuar që nga themelimi të jetë shembull në këtë drejtim,” – deklaroi Dauti.
Në këtë kontekst, ajo përmendi se Aleanca për Shqiptarët është ndër partitë me nivelin më të lartë të transparencës, duke ndjekur praktika demokratike të mirëfillta dhe duke ofruar qasjen më të lehtë e efikase për komunikim publik, përfshirë edhe pjesëmarrjen e qytetarëve në formësimin e politikave.
Dauti theksoi gjithashtu faktin domethënës se Aleanca për Shqiptarët është partia e vetme që ka zgjedhur një grua në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm, si dëshmi konkrete e përkushtimit për barazi gjinore dhe përfshirje të gruas në vendimmarrje.
Ajo falënderoi organizatorët e takimit:
“Ky takim dhe mbështetja nga Westminster Foundation for Democracy përbëjnë një kontribut të çmuar në përpjekjet për rritjen e kapaciteteve demokratike të partive në vend. Është inkurajuese të kemi partnerë ndërkombëtarë që nxisin praktika të mira politike.”
Aleanca për Shqiptarët rithekson angazhimin e saj për të vijuar si një model i transparencës, barazisë dhe përfaqësimit qytetar, duke forcuar më tej besimin e publikut në veprimtarinë politike dhe institucionale. Flaka Media
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating