Gazetari Furkan Saliu: Maqedonia po shndërrohet ngadalë në një “Serbi të vogël”

Read Time:1 Minute, 39 Second

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar përmes një postimi publik ku shpreh shqetësimin e tij për drejtimin politik dhe gjeostrategjik që, sipas tij, po merr Maqedonia e Veriut, transmeton Flaka. Ai thekson se vendi po largohet nga rruga evropiane dhe po afrohet gjithnjë e më shumë me regjime autoritare në rajon.

“Maqedonia po shndërrohet ngadalë, por sigurt, në një Serbi të vogël,” shkruan Saliu, duke nënvizuar se për shkak të fokusimit të faktorit ndërkombëtar në çështje më të mëdha, udhëheqja aktuale në Shkup po e shfrytëzon këtë hapësirë për të orientuar shtetin drejt aleancave të tjera, si me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe liderë të tjerë që, sipas tij, punojnë kundër Bashkimit Evropian dhe në dobi të interesave ruse.

Gazetari kujton se në një vit presidencë, presidentja aktuale ka realizuar vetëm katër vizita zyrtare jashtë vendit – në Kazakistan, Azerbajxhan, Bullgari dhe Mal të Zi – ndërsa shumica e ministrave të qeverisë së re kanë zgjedhur Beogradin si destinacionin e parë për vizita ndërkombëtare. Ndërkohë, krediti i parë që ka marrë qeveria vjen nga Orbán.

“Patriotikisht e bllokojmë rrugën drejt BE-së, sepse na presin zgjedhje lokale,” ironizon Saliu, duke shtuar se sulmet e fundit të VMRO-DPMNE-së ndaj ish-ministrit të Jashtëm janë pjesë e një strategjie për të shmangur një tjetër dështim të pritshëm në arenën ndërkombëtare.

Ai përmbyll me tone sarkastike, duke iu drejtuar votuesve që zgjodhën këtë drejtim politik:
“Por këtë e do ky popull, apo jo? Në shumicë të madhe votoi për një qeveri që nuk do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese. Për një qeveri që do ta rikthejë emrin. Le ta bëjmë hapur atë që gjithmonë e keni ëndërruar: ta rikthejmë yllin në flamur dhe në stemë. Dhe ta kthejmë shtetin atje ku, sipas jush, i takon.”

Ky qëndrim i Furkan Saliut vjen në një moment kritik për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, e cila mbetet e bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit për ndryshimet kushtetuese dhe tensioneve politike të brendshme. Flaka Media

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Reagim ndaj retorikës së Kryeministrit: Pasojat nuk do t’i bartë ai, por shteti
Next post Ambasadori Meidani pret në takim futbollistin e kombëtares Nedim Bajramin