
Reagim ndaj retorikës së Kryeministrit: Pasojat nuk do t’i bartë ai, por shteti
Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të thellë po ndjek përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë dhe abuziv të gjuhës publike nga ana e Kryeministrit z. Hristijan Mickoski.
Deklarata e tij e fundit nuk është vetëm një qëndrim i papërshtatshëm politik, por përmban aludime të rrezikshme që prekin ndjeshmëri fetare dhe etnike.
Retorika e Kryeministrit nuk ndikon vetëm te kundërshtarët e tij politikë ajo prodhon pasoja që do t’i vuajë vetë shteti dhe të gjithë qytetarët e tij.
Nëse qëllimi i Kryeministrit është të nxisë përçarje dhe konflikt, BDI nuk do të kontribuojë në mënyrë proaktive në një atmosferë të tillë, por gjithsesi nuk do të qëndrojë pa reagim.
Si një parti serioze dhe shtetformuese, ne mund të kemi qëndrime dhe veprime të ndryshme politike, por nuk mund të mbajmë heshtje përballë një diskursi që rrezikon kohezionin dhe unitaritetin e shtetit, veçanërisht kur ky diskurs vjen nga partia më e madhe politike.
BDI nuk pret që Kryeministri të jetë në një mendje me ne, kemi vizione të ndryshme.
Por presim nga ai që të paktën të kuptojë përgjegjësinë që bart funksioni që ushtron.
Të flasësh për “gozhda në duar e këmbë” është jo vetëm e papërshtatshme, por thellësisht e rrezikshme për një lider që duhet të bashkojë qytetarët.
Demokracitë e pjekura nuk ndërtohen mbi mallkime dhe fyerje, por mbi institucione, përgjegjësi dhe dialog dinjitoz. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Kryeministri, aq më pak dëme do t’i shkaktojë vendit që përfaqëson.
BDI mbetet e përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të shtetit, ndaj forcimit të bashkëjetesës dhe ndaj mbrojtjes së dinjitetit të çdo qytetari, pa dallim përkatësie etnike.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating