
22 shtetas të Maqedonisë kërkojnë ndihmë për evakuim nga Izraeli
Si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, 22 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Izraeli, njoftoi Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme (MPJ-TT).
Sipas autoriteteve izraelite, aktualisht rreth 40.000 të huaj, kryesisht turistë, janë bllokuar në territorin izraelit, për shkak të pezullimit të fluturimeve dhe mbylljes së hapësirës ajrore për trafikun civil, përcjell INA.
– Advertisement –
Kompania kombëtare ajrore izraelite “El Al Airlines” ka anuluar fluturimet deri më 23 qershor, me mundësi vazhdimi të kufizimeve nëse situata e sigurisë nuk përmirësohet.
Alternativa më e sigurt për largim mbetet kalimi tokësor drejt Jordanisë, nga ku ende operojnë fluturimet përmes aeroportit të Amanit.
MPJ-TT ka informuar se po zhvillon procedurat për evakuimin e qytetarëve dhe transferimin e tyre në një lokacion të sigurt, prej nga do të organizohet kthimi i tyre në vend. Përfaqësia diplomatike-konzullore në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit maqedonas që ndodhen atje.
📞 Po ashtu, është vendosur një linjë 24-orëshe ndihme nga Ministria izraelite e Turizmit, e disponueshme në gjuhën angleze dhe hebraike. Për shkak të situatës së tensionuar, muzeumet janë mbyllur, hyrja në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit është ndaluar, dhe shumica e qendrave tregtare dhe dyqaneve kanë ndërprerë punën.
– Advertisement –
MPJ-TT u bën thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë që ndodhen në Izrael apo Iran, që në rast nevoje për ndihmë konsullore të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse përmes numrave emergjentë (SOS).
📍Kontaktet për ndihmë dhe asistencë:
Ambasada në Tel Aviv:
📞 +972 54 500 8566 / +972 54 967 0546
📧 telaviv@mfa.gov.mk
Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme (MPJ-TT):
📞 +389 75 273 732 / +389 75 268 736
📧 globalsos@mfa.gov.mk
Brenda Ministrisë është krijuar Shtabi i Krizës, i cili ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe është në dispozicion 24/7 për çdo formë të ndihmës dhe koordinimit të mëtejmë.
Të Tjera
Gazetari Ylber Jahiu: Kryetari Kasami më zhvendosi nga puna – Trysni ndaj fjalës së lirë
Gazetari dhe pronari i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu, ka bërë publike një masë administrative ndaj tij, të cilën e...
Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u...
Faton Ahmeti dënon presionin e Bilall Kasamit mbi pronarin e Top24; Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit...
Uzariri: Ju mund të kërcënoni individin, por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga...
FC Shkëndija: Presim fitore
Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe...
Bilall Kasami presion mbi pronarin e portalit Top24
Kretari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot me një urdhëresë është hakmarë pronarit të portalit Top24 për shkak të...
Average Rating