Faton Ahmeti reagon pas kërcënimeve ndaj gazetarit Nevrij Ademit: “Media e lirë nuk është armik!”

Read Time:36 Second

Pas reagimeve të shumta ndaj kërcënimeve që ka marrë gazetari Nevrij Ademi, ka reaguar edhe sekretari i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti.

Faton Ahmeti dënon ashpër presionin ndaj gazetarëve dhe thekson rëndësinë e medias së lirë në një shoqëri demokratike:“Kërcënimi ndaj një gazetari është kërcënim ndaj fjalës së lirë! E dënojmë fuqishëm gjuhën e presionit dhe frikësimit nga partitë politike. Media e lirë nuk është armik, por garant i llogaridhënies dhe demokracisë!” ka reaguar Faton Ahmeti në Facebook.

Reagimi i Ahmetit vjen pas denoncimit të gazetarit Nevrij Ademi, i cili ka bërë të ditur se është nën kërcënime të vazhdueshme nga individë të lidhur me pushtetin. Rasti tashmë është denoncuar në institucionet vendore dhe në ambasadat e huaja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post 22 shtetas të Maqedonisë kërkojnë ndihmë për evakuim nga Izraeli
Next post ASH-Taravari reagon ndaj presioneve dhe kërcënimeve ndaj gazetarit Nevrij Ademi