“Izraeli të lejojë hyrjen e ndihmës humanitare”, Fronti Europian në Kuvend parashtroi propozim rezolutë për Gazën

Read Time:1 Minute, 1 Second

Koalicioni Fronti Evropian në Kuvend ka parashtruar propozim rezolutë për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Deputeti Skender Rexhepi nga Fronti Evropian në konferencën e sotme për media në Kuvend njoftoi se rezoluta është bërë duke u nisur nga parimet themelore të të drejtave të njeriut dhe ndihmës ndërkombëtare humanitare, përgjegjësisë morale dhe juridike të bashkësisë ndërkombëtare që të kundërshtojë shkeljen e të drejtës së jetës dhe dinjitetit të njerëzve.

“Situata alarmante në Rripin e Gazës, e cila po përkeqësohet ndjeshëm si rezultat i bllokadës dhe pengesave për hyrjen e ndihmës humanitare, si dhe shqetësimi i thellë për vuajtjet e popullsisë civile në Gazë, veçanërisht grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Për këtë i kemi propozuar Kuvendit të miratojë rezolutën e mëposhtme mbi situatën humanitare në Rripin e Gazës. Ne dënojmë fuqishëm bllokadën humanitare të zbatuar nga Izraeli në Rripin e Gazës dhe e konsiderojmë atë një formë të ndaluar të ndëshkimit kolektiv sipas ligjit ndërkombëtar. Ne kërkojmë urgjentisht nga Izraeli që të lejojë, pa vonesë, hyrjen e ndihmës humanitare, ushqimit, furnizimeve mjekësore dhe mbështetjes logjistike për popullsinë civile në Rripin e Gazës, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Rexhepi, duke shtuar se shprehin solidaritetin e tyre të thellë me popullsinë palestineze në Gazë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kërcënimet ndaj Nevrij Ademit, reagon Bujar Osmani
Next post BDI: Nga “yll” i rajonit, 7 vite nga Marrëveshja e Prespës RMV u shndërrua në faktor izolimi