BDI reagon për shpërndarjen e fondeve nga Stoilkoviq për shoqata qytetare

Read Time:1 Minute, 4 Second

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj mënyrës së shpërndarjes së fondeve për shoqatat qytetare nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq. Nga BDI thonë se sipas të dhënave të publikuara nga mediat, rezulton se janë financuar 29 projekte të shoqatave maqedonase, 5 projekte të shoqatave serbe, 3 projekte të shoqatave rome, dhe vetëm 3 projekte të shoqatave shqiptare.

BDI e cilëson këtë ndarje si një akt të qëllimshëm diskriminues dhe përjashtues ndaj shqiptarëve, të cilët janë një nga komunitetet më të mëdha dhe më aktive në vend.

“Shqiptarët janë sistematikisht fshirë nga lista e përfituesve në një ministri që ka për detyrë të ruajë balancat ndëretnike,” thuhet në reagim.

Partia shqiptare kritikon ashpër edhe rolin e zëvendëskryeministrit Stoilkoviq, duke e akuzuar për qëndrime të njohura anti-shqiptare dhe për përdorim të institucionit shtetëror për qëllime propagandistike dhe ndasi etnike.

“Institucionet nuk janë terren për promovim të etnokracisë së kamufluar,” thuhet më tej në deklaratë, duke nënvizuar se kjo qasje bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe dëmton bashkëjetesën ndërkomunitare.

BDI kërkon një auditim të menjëhershëm institucional, si dhe përgjegjësi politike dhe institucionale për Ivan Stoilkoviqin, duke theksuar se nuk do të heshtë përballë praktikave që shkelin të drejtën e shqiptarëve për përfaqësim të barabartë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ahmeti priti në takim Liburin Aliun, ministrin kosovar të Infrastrukturës
Next post Fronti Evropian kërkon sanksione për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë