Kallëzim penal ndaj një nëpunësi policorë për punë e pandërgjegjshme në detyrë

Read Time:52 Second

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit, Njësi e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe nga pjesëtarë të policisë së burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër R.N. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353-v të Kodit Penal. I denoncuari, nëpunës policor në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Lindje, në dy raste në dhjetor të vitit 2024 dhe në pesë të tjera në prill të vitit 2025, veproi në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe shtatë aplikuesve shtetas të huaj u lëshoi vendime me të cilat u miratohet e drejta e qëndrimit të përkohshëm në territorin e shtetit, përkundër asaj se pas kryerjes së kontrolleve të sigurisë u vërtetua se paraqesin kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.TS

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Fronti Evropian kërkon sanksione për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë
Next post ASH: VLEN uzurpoi hapësirat publike, tani flet për mbrojtje të mjedisit!