Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli

Read Time:46 Second

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim nga territori i Izraelit mbërriti shëndoshë e mirë në aeroportin e Shkupit mbrëmë.

Bëhet fjalë për tetë persona – katër fëmijë dhe katër të rritur – të cilët, si pjesë e një transporti më të madh të organizuar, lëshuan territorin e Izraelit dhe u drejtuan për në Egjipt, nga ku u transportuan në Shkup me një aeroplan qeveritar.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, informoi përmes rrjeteve sociale për procesin e evakuimit të përfunduar me sukses, duke theksuar se me këtë operacion vendi ynë është ndër të parët në Evropë që organizon dhe zbaton kthimin e sigurt të qytetarëve të saj nga zona e konfliktit.

Ministria, përmes përfaqësisë diplomatike dhe konsullore në Tel Aviv, mbetet në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e mbetur maqedonas që ndodhen në territorin e Izraelit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç
Next post Pastrim sistematik i projekteve shqiptare nga kultura te Stoilkoviç dhe i radhës?