BDI: Nga 186 punësime dhe avancime në administratë vetëm 3 shqiptarë

Read Time:2 Minute, 15 Second

Deputetët nga Bashkimi Demokratik për integrim sot në një konferencë për shtyp kanë dal me detaje lidhur me punsësimin e shqiptarëve në Administratën shtetërore. Sipas të dhënave të BDi-së edhe ato konkurse që nuk kanë qenë të shumta në numër punësimi i shqiptarëve në raport me maqedonasit nuk lëviy nga zero përqind. Bazuar në punësimet e pakta BDI qeverisjen e VLEN-it e ka quajtur ”Një vit pa dinjitet”.

Siç kanë thënë deputetja e BDI-së Arbana Pasholli pasi Qeveria hoqi balancuesin institucionet shtetërore u liruan nga çdo detyrim për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

”Pas shfuqizimit anti kushtetues të vlerës kushtetuese të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe të mekanizmit të Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, institucionet shtetërore u liruan nga çdo detyrim për përfaqësim të drejtë dhe të adekuat. Ajo që pasoi, nuk është një devijim teknik, por një politikë aktive për pastrim etnik në administratë”, ka theksuar deputetja Pasholli duke shpalosur më tej shifra nga punësimet e shqiptarëve.

Le të flasin shifrat:
• Drejtoria e të Ardhurave Publike, konkursi i 26 shkurtit:
26 të punësuar maqedonas – 0 shqiptarë.
• Konkursi i 16 majit:
40 maqedonas – vetëm 1 shqiptar.
• Ministria e Kulturës: 12 avancime – 1 shqiptar.
• Arkivi Shtetëror: 14 punësime – 0 shqiptarë.
• SPB Tetovë: 12 avancime maqedonase – 1 shqiptar.
• Doganat: 26 avancime – 0 shqiptarë.
• Hidrocentrali Mavrovë–Vërtok: 12 punësime maqedonas – 0 shqiptarë.
• CEMV Strugë dhe Dibër: 23 kontrata pune – 0 shqiptarë.
• Regjistri Qendror: 8 punësime – 0 shqiptarë.
• Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë: 21 punësime – 0 shqiptarë.

Këto nuk janë shkelje adminsitrative, ka shtuar Pasholli, por dëshmi e një orientimi politik duke aluduar në VLEN-in.

Të përjashtosh shqiptarët nga shërbimi publik,
të mbyllësh institucionet,
të zhbësh mekanizmat e balancës etnike,
dhe të krijosh një administratë monoetnike, në një shtet që, sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, u takon të gjithëve. Të rinjtë shqiptarë po marrin një mesazh të qartë:
“Ky shtet nuk është për ju.”
“Institucionet nuk janë për ju.”
“Shanset nuk janë për ju.”
Ky është një mesazh i rrezikshëm, që ushqen mosbesimin, largimin nga vendi, radikalizmin politik e social, si dhe që shkel vetë themelet mbi të cilat është ndërtuar bashkëjetesa në këtë shtet.Ne nuk do të heshtim.
Ne nuk do të lejojmë që barazia të zëvendësohet me arrogancë, që bashkëjetesa të zëvendësohet me dominim, dhe që dinjiteti i shqiptarëve të nëpërkëmbet me heshtjen individëve në qeveriNë këtë rrugë do të jemi të qartë, të vendosur dhe të hapur për çdo bashkëpunim që synon rikthimin e barazisë, funksionimit të shtetit dhe dinjitetit të qytetarëve tanë.Sot e hapim këtë kapitull.
Dhe nuk do të ndalemi, deri kur barazia të mos jetë më premtim, por realitet”, la mbyllur kështu Konverencën për shtyp depuetja e BDI-së Arbana Pasholli.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Arrihet marrëveshja, ja ndarja e komunave midis BDI dhe ASH për zgjedhjet lokale?!
Next post Nikolloski: Po punojmë për tren urban, tramvaj dhe autobusë të rinj për Shkupin