
A po e braktis Alternativa koalicionin VLEN? Deputetja Sadiku del me qëndrim të pavarur ndaj Paradës së Krenarisë
Deklarata e deputetes së Alternativës, Imerlija Sadiku, me rastin e organizimit të Paradës së Krenarisë në Shkup, ka rihapur debatin për unitetin brenda koalicionit VLEN. Sadiku u paraqit publikisht në emër të Alternativës, duke e distancuar këtë subjekt nga mbështetja ndaj eventit, gjë që përbën shkelje të marrëveshjes për prezantim të përbashkët të partive brenda koalicionit, kumton Flaka
Në një deklaratë për media, deputetja Imerlija Sadiku tha se Alternativa nuk kundërshton mënyrën e jetesës së askujt, por mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të familjes tradicionale shqiptare.
“Ne nuk paragjykojmë askënd, por si subjekt politik kemi në themel mbrojtjen e vlerave familjare që burojnë nga tradita jonë kombëtare.” – deklaroi ajo.
Pikërisht kjo dalje e pavarur ka ngjallur reagime në opinion dhe ka ngritur pikëpyetje për pozicionin e Alternativës brenda VLEN-it. Kujtojmë se pas formimit të koalicionit, partitë përbërëse u pajtuan që të mos paraqiten më individualisht në publik me flamuj, logo apo slogane të veçanta, por të veprojnë si një subjekt i vetëm politik.
Shkelja e këtij moratoriumi nga Alternativa, në një çështje sociale si ajo e të drejtave të komunitetit LGBT, mund të sinjalizojë dy zhvillime të mundshme, largimin e Alternativës nga koalicioni, për shkak të mosmarrëveshjeve ideologjike, ose mospajtimin e pjesëve të tjera të VLEN-it me qëndrimin konservator të Alternativës, veçanërisht në raport me qasjen ndaj komuniteteve të margjinalizuara.
Derisa partitë e tjera të VLEN-it, të cilat janë formalizuar tashmë në një strukturë të re politike, nuk reaguan publikisht për ngjarjen e ditës, qëndrimi i Sadikut shihet si paraformë e një pozicionimi të diferencuar të Alternativës për çështje sociale dhe kulturore. Flaka Media
Të Tjera
Gazetari Ylber Jahiu: Kryetari Kasami më zhvendosi nga puna – Trysni ndaj fjalës së lirë
Gazetari dhe pronari i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu, ka bërë publike një masë administrative ndaj tij, të cilën e...
Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u...
Faton Ahmeti dënon presionin e Bilall Kasamit mbi pronarin e Top24; Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit...
Uzariri: Ju mund të kërcënoni individin, por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga...
FC Shkëndija: Presim fitore
Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe...
Bilall Kasami presion mbi pronarin e portalit Top24
Kretari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot me një urdhëresë është hakmarë pronarit të portalit Top24 për shkak të...
Average Rating