Bela: Ai momenti kur aktivisti ka më shumë tru se zëvendëskryeministri” – Ironi ndaj Fetait

Read Time:1 Minute, 14 Second

Një deklaratë publike e zëvendëskryeministrit Arben Fetai, drejtuar aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe në radhët e strukturës së partisë që udhëhiqet nga Taravari. Fetai kërkoi unitet dhe distancim nga “pengjet e BDI-së”, por është përballur me një përgjigje të menjëhershme: “Ne i kemi thënë JO servilëve të Mickoskit.”, shkruan Flaka

Analisti Valon Bela ironizoi situatën duke komentuar:

“Ai momenti kur aktivisti ka më shumë tru se zëvendëskryeministri për punë të kota.”

Reagimi vjen pas një mesazhi publik nga Arben Fetai, ku ky i fundit iu drejtua anëtarësisë së ASH-së duke i ftuar të refuzojnë, sipas tij, rikthimin nën ndikimin e BDI-së. Por aktivistët nuk qëndruan pa reaguar, duke e akuzuar Fetain për mungesë legjitimiteti dhe për përfaqësim të interesave të VMRO-DPMNE-së përmes VLEN-it.

Një prej komentuesve i tha troç:

“Ne i kemi thënë jo atyre që shkojnë pas BDI-së, por edhe më fort i themi jo servilëve të Mickoskit që e thërrasin pushtetin monoetnik qeverisje evropiane.”

Përplasja tregon tensionet e vazhdueshme brenda kampit shqiptar të qeverisë dhe përçarjen që ende ekziston në radhët e opozitës dhe të strukturave të shpërbëra të ASH-së.

Analistët vlerësojnë se qëndrime si ai i Fetait, pa mbështetje reale në terren dhe pa përfaqësim formal në organet e partisë, thellojnë edhe më tej ndasitë politike dhe kontribuojnë në rënien e besimit të opinionit ndaj atyre që përpiqen të mbijetojnë politikisht në krah të shumicës maqedonase. Flaka Media

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post A po e braktis Alternativa koalicionin VLEN? Deputetja Sadiku del me qëndrim të pavarur ndaj Paradës së Krenarisë
Next post Bajram Rexhepi: Është koha të zgjatim dorën njëri tjetrit, ky nuk është vetëm një moment politik por është një moment kombëtarë