Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim

Read Time:1 Minute, 14 Second

LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM!

Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet t’u imponohet shqiptarëve?
Izet Mexhiti apo Arben Fetai? Apo të dy bashkë, si bashkautorë të ligjit më të dëmshëm për shqiptarët në dy dekadat e fundit?

A seriozisht ju duhej 10 muaj “punë” për të ofenduar kaq rëndë shqiptarët???

Ligji i propozuar nga Qeveria dhe Karakamisheva, me aminin e VLEN-it, nuk është reformë, por shuarje sistematike e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve!

Pa mjet që kalkulon përfaqësimin proporcional.
Pa mekanizëm detyrues për çdo institucion.
Pa masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit (edhe pse nuk dihet për çfarë do të ndëshkojnë në mungesë të mekanizmave të qarta). TRUP !!!
Ky “ligj për përfaqësim” nuk është më obligim kushtetues, por thjesht një rekomandim deklarativ.

Shqiptarëve do t’u ulet përfaqësimi, sepse Qeveria me vendimin e saj e “fshiu” diasporën shqiptare . Ndërkohë, mbipërfaqësimi i komuniteteve më të vogla do të trajtohet si “preferencë legjitime”, pa u konsideruar aspak diskriminim!

Për kë e bëtë ligjin, o Izet e Arben? Për vllehët, serbët e romët apo për shqiptarët?
Ju pyes publikisht: Si do ta justifikoni këtë ligj para VETES, e jo më para popullit?
Ky nuk është ligj për barazi, por një projekt për zhbërjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e shtetit.
Ky nuk është zgjidhje është kapitullim!
Jepni dorëheqje menjeherë ose ai që mban përgjegjësinë, ose të dy bashkë!

TURP!
Populli ka thënë “Për rezilin, nderi është barrë.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Next post Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut!