
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë?
Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera tash 24 vjet me radhë, jemi malltretuar, përbuzur dhe harruar si të mos kishim ekzistuar kurrë. Edhe pse u shpall një lloj amnistie, ne menduam — me shpresë të sinqertë — se do të na përfshinte për shkak të pjesëmarrjes sonë në mbrojtjen e pragut të shtëpisë sonë, të atdheut tonë. Ishte pikërisht ajo sakrificë e shumë prej nesh që ua hapi rrugën posteve që ju sot i gëzoni.
Por realiteti tregoi se nuk ishim as pjesë e llogarive tuaja, as pjesë e kujtesës suaj. Për më shumë se 22 vjet askush nuk u interesua për ne. U sollët sikur nuk ekzistonim. Megjithatë, edhe atëherë nuk humbëm shpresën – shpresuam, si shqiptarë, si njerëz të përkushtuar për të mirën e përbashkët, se më në fund drejtësia do të vinte.
Por jo! Ajo që e menduam si zgjidhje, rezultoi të ishte një humnerë e re. Jo vetëm që vazhduat të na malltretuani në çdo formë të mundshme dhe të na mohoni çdo të drejtë, por tashmë keni kaluar çdo kufi të moralit: keni filluar të sulmoni edhe fëmijët tanë!
Jo vetëm fëmijët, për të cilët ndoshta do të kishim heshtur, por edhe vajzat tona të pafajshme, të cilat i përjashtoni dhe i ndaloni, i fusni në “lista të zeza”, vetëm sepse janë bijat tona!
Çfarë faji kanë ato, i nderuar zëvendësministër i Punëve të Brendshme?
A është kjo arsye që vajzat tona të përdhosen dhe të nëpërkëmben nëpër pika kufitare?
Kërkojmë një përgjigje të qartë! Apo e vetmja “përgjigje” është vazhdimi i kësaj padrejtësie dhe dhune morale?
Ankesa jonë është tek Allahu. Dhe e di mirë se nuk jam i vetmi që po përballet me këto padrejtësi. Por unë, personalisht, jam adaptuar me to. Nuk jam ankuar asnjëherë – përveçse tek Zoti im. Dhe tek Ai do të takohemi të gjithë.
Por fëmijët tanë, bijat tona, brezi ynë i ardhshëm – pse duhet të vuajnë për gabimet që ju i keni shpikur kundër nesh?
Mos harroni: postet nuk janë të përjetshme. Vjen dita kur të gjithë do të qëndrojmë para Allahut. Dhe aty do të ballafaqohen viktimat me padrejtësit, të shtypurit me zullumqarët.
Përgjegjësia është mbi ju – e historia nuk fal.
Populli nuk harron.
Zoti nuk harron.
Të Tjera
Gazetari Ylber Jahiu: Kryetari Kasami më zhvendosi nga puna – Trysni ndaj fjalës së lirë
Gazetari dhe pronari i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu, ka bërë publike një masë administrative ndaj tij, të cilën e...
Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u...
Faton Ahmeti dënon presionin e Bilall Kasamit mbi pronarin e Top24; Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit...
Uzariri: Ju mund të kërcënoni individin, por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga...
FC Shkëndija: Presim fitore
Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe...
Bilall Kasami presion mbi pronarin e portalit Top24
Kretari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot me një urdhëresë është hakmarë pronarit të portalit Top24 për shkak të...
Average Rating