
1 vjet qeveri, reagon Taravari
Arben Taravari ka reaguar në përvjetorin e parë të qeverisjes VMRO-ZNAM-VLEN. Taravari thotë se qeveria VLEN nuk arriti pritshmëritë fillestare.
“Sot, në përvjetorin e parë të qeverisjes së koalicionit VMRO-ZNAM-VLEN, vërehet se projekti politik VLEN, që fillimisht u perceptua si një nismë premtuese, nuk arriti të përmbushë pritshmëritë. Pas pjesëmarrjes për 11 muaj në këtë qeveri, marr përgjegjësinë për rolin tim dhe shpreh keqardhje që objektivat për ndryshim nuk u realizuan siç ishte parashikuar. Ndryshimi i vërtetë nuk qëndron vetëm në emrat e subjekteve politike, por në transformimin e thellë të mënyrës së të vepruarit. Megjithatë, ekziston ende mundësia për të vepruar ndryshe, nëse angazhimi bëhet në kahun e duhur. Prandaj, bëhet thirrje për bashkëpunim dhe përqendrim te vullneti”, ka shkruar Taravari.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating