Mbetjet VLEN as vetë nuk e kanë kuptuar çka kanë rrënuar. Historia do ta mbajë mend

Read Time:58 Second
Mbetjet e koalicionit VLEN, nga padija, servilizmi apo një kombinim i të dyjave, rrëzoi DY nga modelet më të suksesshme të demokracisë konsensuale, të ndërtuara si bazë e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.
🛑 Nuk e kuptuan BALANCUESIN, i cili nuk ishte një instrument administrativ për punësime, por një mekanizëm i KONSENSUALITETIT dhe mbrojtës që siguronte përfaqësim të drejtë, pasqyrim të realitetit demografik dhe ndalonte majorizimin në institucionet shtetërore.
🛑 Nuk e kuptuan as modelin e DY DREJTORËVE me nënshkrim të përbashkët në sektorin e shëndetësisë, që ishte një test real i demokracisë konsensuale dhe që garantojë vendimmarrje të përbashkët, përgjegjësi të ndarë dhe akses të barabartë për qytetarët shqiptarë në sistemin shëndetësor.
🎯 Në vend që t’i mbronin këto arritje, mbetjet VLEN qoftë nga frika apo nga mosdija u bënë pjesë aktive në shkatërrimin e tyre. Kjo është çrrënjosje e barazisë si parim dhe si praktikë institucionale.
📌 Historia do t’i mbajë mend me emër e mbiemër të gjithë ata që preken themelet e demokracisë konsensuale dhe ndihmuan në përmbysjen e një modeli që funksiononte.
🛑 Sepse kur shembet Balancuesi dhe koncepti i bashkëvendimmarrjes, nuk shemben teknikalitete, por shembet barazia.
Shembet Marrëveshja e Ohrit. Shembet bashkëjetesa.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Bajram Rexhepi: Ligji i Karakamishevës nuk do të kalojë!
Next post Një shtet pa shqiptarë – Qeveria Mickoski dhe VLEN zhbëjnë përfaqësimin e drejtë!