
Në njëvjetorin e qeverisë së koalicionit VMRO-VREDI-ZNAM!
Zëvendëskryeministri Arben Fetai në vitit të parë të qeverisjes së koalicionit të VREDI me komitët, ka thënë se “vendi ka rikthyer rendin dhe ligjin, ndërsa është shënuar një numër rekord projektesh të financuara në komunat shqiptare”. “Në vitin e parë të Qeverisë VMRO-VREDI-ZNAm e rikthyem rendin dhe ligjin, financuam projekte rekord në komunat shqiptare, lehtësuam lëvizjen me Kosovën dhe realizuam ose filluam më shumë se 250 projekte”, ka deklaruar Fetai në një postim në rrjetet sociale.
Që të jetë edhe më komik kukulla e Mickos ka theksuar më tej se “qeveria do të vazhdojë me vrull edhe në tre vitet e ardhshme, me synim zbatimin e plotë të programit qeveritar dhe platformës së koalicionit tonë.Themelet e ndryshimit i hodhëm këtë vit të parë të qeverisjes”.
Që të jetë çudia më e madhe ky pehlivan i Mickos nuk i përmendi ndryshimet kushtetuese si kusht i VREDI-t, në 6 muajt e parë të bashkëqeverisjes për hapjen e negociatave me BE-në pasi këtë të e ka të ndaluar nga despoti Micko.
Ndryshimi me VREDI-n edhe pas 6 muajve në bashkëqeverisje me komitët e VMRO-së nuk ndodhi, ndaj vetëlëvdatat e Benit të VREDI-t nuk e entuziazmojnë askë veç komitëve të Mickos, kur thotë se ka kthyer rendin dhe ligjin në kohën ku “Severna” nuk e kalon dot klasën për ta vazhduar rrugën drejt BE-së pa i bërë ndryshimet kushtetuese si kusht i Bullgarisë.
Përse nuk guxon t’i thotë despotit të tij vasali ynë i vockël Beni si “patriot që mbron interesat kombëtare” se atë që kërkon shefi i tij nga Bullgaria për t’ia njohur gjuhën dhe identitetin e tij maqedon, por përkundrazi, nuk ia njeh këtë të drejtë legjitime shqiptarëve, ku edhe më tej vazhdojnë të na quajnë në kushtetutë si 20%?
Ja pra ky ishte suksesi i VREDl-t në njëvjetorin e “ndryshimit” që nuk erdhi me ta!
Medai Shaholli
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating