
Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara
A ka ose jo marrëveshje politike mes koalicionit VLEN dhe deputet të pakicave nga Fronti Evropian për të siguruar shumicë bandeteri në Kuvend? Në seancën e djeshme, numri i vogël i deputetëve të Frontit mundësoi që shumica t’i kalon disa ligje kadrovike. Shumica e badenterit prezent u sigurua për Ligjin e Inspektoratit të Gjuhëve. Përpos kësaj, gjithashtu 20 vota të badenterit u siguruan edhe për anëtarët e Këshillit Programor të RTVM-së por edhe Agjencisë së Mediave. Për këto dy të fundit, votë vendimtare ishte ajo e deputetit Bejxhan Ilias nga Fronti Evropian. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela tha se ishte ndjerë keq kur ka parë votimin e Iljasit.
“Nuk mendoj se ndërtojmë politikë të shëndoshë me këto forma kur mundohemi që të marrim këtë apo të marrim atë. Në qoftë se ka ndonjë qëndrim nga ndonjë deputet edhe në kuadër të Aleancës po them, që është ndryshe nga Aleanca, mendoj se qëndrimet duhet të shprehen fillimisht këtu, përpara opinionit, pse, e pastaj të shkohet të votohet. Pa zë të votohet diçka, nuk është në nderin e një përfaqësuesi të popullit”, deklaroi Ziadin Sela – ASH/FE.
Alsat kontaktoi edhe vet deputetin Bejxhan Iljas, për ta pyetur nëse prapa kësaj qëndron marrëveshje politike dhe nëse është koordinuar me partitë tjera të Frontit.
“Mbështetja ime ishte me qëllim që të zhbllokohet puna e këshillit programor të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave. Ligjin për inspektoratin e gjuhëve nuk e kam votuar. Mbështetja ime kishte të bëjë vetëm për zgjedhje kadrovike në RTVM, për redaksionet turke në radio dhe televizion. Redaksionet janë të zbrazura dhe funksionimi është i pamundur. Kur bëhet fjalë për ligje që nevojitet badenter, nuk do të votoj sepse i takoj pjesës opozitare”, tha Bejxhan Iljas – PDT/FE.
Për Agjencinë e Mediave por edhe për këshillin programor të RTVM-së votuan 20 deputetë përfshirë dhe tre deputetët e ASH-së së Taravarit, dy deputetë të LSDM-së dhe deputeti Bejxhan Iljas. 20 deputet është dhe numri i nevojshëm për të siguruar badenter meqenëse Kuvendi numëron gjithsej 39 deputetë jo maqedonas që kanë të drejtë vote në votim të dyfishtë. Shumica parlamentare për momentin gëzon vetëm 14 deputetë jo maqedonas. /Alsat.mk
Të Tjera
Gazetari Ylber Jahiu: Kryetari Kasami më zhvendosi nga puna – Trysni ndaj fjalës së lirë
Gazetari dhe pronari i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu, ka bërë publike një masë administrative ndaj tij, të cilën e...
Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u...
Faton Ahmeti dënon presionin e Bilall Kasamit mbi pronarin e Top24; Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit...
Uzariri: Ju mund të kërcënoni individin, por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga...
FC Shkëndija: Presim fitore
Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe...
Bilall Kasami presion mbi pronarin e portalit Top24
Kretari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot me një urdhëresë është hakmarë pronarit të portalit Top24 për shkak të...
Average Rating