
Sofja: Mbi 216 mijë pasaporta bullgare u janë lëshuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut
Mbi 216 mijë pasaporta me shtetësi bullgare u janë lëshuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministri i Brendshëm bullgar Daniel Mitov, raporton BGNES, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën nga 1 janari 2007 deri më 17 qershor 2025, u janë lëshuar 216,594 pasaporta qytetarëve bullgarë për të cilët ka informacion për një shtetësi të dytë nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Në këtë drejtim, ai theksoi se baza për lëshimin e një pasaporte bullgare lind me fitimin e shtetësisë bullgare nga individët, duke pasur parasysh se sipas Ligjit për Dokumentet Personale të Bullgarisë, një pasaportë u lëshohet vetëm qytetarëve bullgarë.
Kujtojmë se raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionit për Shtetësinë Bullgare, tregoi se gjatë vitit 2024 pothuajse 1700 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë pasaporta bullgare, duke vazhduar trendin e kërkimit të kushteve më të mira të jetesës në Bashkimin Evropian.
Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar gjithsej 16.500 persona kanë marrë nënshtetësinë bullgare, që është një rritje prej 4.000 krahasuar me vitin 2023. Numri më i madh i aplikimeve ka ardhur nga Ukraina (2,400 persona), e ndjekur nga Turqia (2,200) dhe Moldavia (1,800). Maqedonia e Veriut është në vendin e katërt me gati 1700 shtetas të rinj bullgarë.
Në vitin 2020, ministrja e atëhershme bullgare e drejtësisë Desislava Ahladova, deklaroi se pothuajse 66.000 maqedonas gjatë 10 viteve të fundit, kanë marrë nënshtetësi bullgare. Në të gjitha rastet, baza për dhënien e shtetësisë është dëshmia për prejardhjen bullgare, tha ministrja e Drejtësisë , gjatë pyetjeve të deputetëve në parlamentin bullgar.
“Në të gjitha rastet, baza për dhënien e shtetësisë është dëshmia e prejardhjes bullgare”, citohet të ketë thënë ministrja Ahladova.
Nga 1 janari 2010 deri më 22 tetor 2020, kërkesë për shtetësi bullgare kanë paraqitur 77.829 shtetas maqedonas, prej tyre 77.726 ishin me origjinë bullgare. Gjatë së njëjtës periudhë, 65.675 maqedonas morën shtetësinë bullgare me dekret presidencial.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating